“Ju zëvendësoj me AI!” Rama ‘kërcënon’ gjyqtarët dhe prokurorët

Kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë, si dhe të sistemit të drejtësisë morën pjesë këtë të enjte në një tryezë të përbashkët ku u prezantua programi për konkursin ndërkombëtar të qendrës së drejtësisë.

Projekti parashikon një pol të ri urban të godinave të sistemit të drejtësisë në një sipërfaqe prtej 52 mijë metrash katrorë.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama kërkoi nga drejtësia që të përqafojë teknologjinë, si mjet për të rritur standardet e shërbimeve që ofron për qytetarët dhe të përfshihet në sistemin e-Albania.

“Këtu një rol të rëndësishëm sigurisht ka qeveria e gjyqësorit dhe duhet ta bëjë, duhet ta luajë këtë rol, por ndërveprimi me sistemin tërësor të Republikës së Shqipërisë është i domosdoshëm. Të gjithë e marrim ujin nga i njëjti burim, por secili e hap dhe e mbyll rubinetin sipas nevojës së tij.

Nuk mundet dot që në emër të pavarësisë të kërkojmë secili hidrocentralin e vet për të marrë energjinë dhe secili ujësjellësin e vet për të marrë ujin. Ky është koncepti dhe kjo është shumë e rëndësishme për të garantuar që ky projekt që kemi të jetë një projekt që edhe nga kjo pikëpamje të funksionojë”, deklaroi Rama.

Por jo vetëm bashkimi me e-Albanian. Rama tha se teknologjia mund të zëvendësojë vitet e ardhshme disa pozicione në sistemin e drejtësisë. Ai u propozoi magjistratëve, që nëse duan, Qeveria mund të fillojë punën për ndihmësa ligjorë me inteligjencë artificiale, që mund t’i kenë gati brenda një viti.

“Unë besoj që nuk them ndonjë çudi, nëse them që na 4-5 vitet e ardhshme ndihmësi ligjor nuk do të ekzistojë më si profesion, se do të jetë inteligjencë artificiale. Thuhet se jo vetëm ndihmësi ligjor, po edhe të tjerët, por flasim për ndihmësin ligjor dhe nëse ju doni që ne të punojmë me një projekt për ndihmësin ligjor me inteligjencë artificiale, unë ju siguroj që brenda një viti, ju do keni një ndihmës ligjor që të jetë në një nivel shumë më të lartë se gjithë ndihmesat ligjor që keni, për shkak se do të dijë shumë më tepër”, shtoi kryeministri.

Në lidhje me projektin për ndërtimin e godinave të qendrës së drejtësisë, Rama deklaroi se për përfundimin e plotë të tij do të nevojiten të paktën pesë vite, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

⚠️Skandal në BBVIP: Rogerti betohet në kryq dhe paralajmëron përplasje me Mateon (Video)

Një situatë shumë e rëndë është krijuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku tensionet mes banorëve kanë kaluar çdo limit. Së fundmi, Rogerti ka bërë…

‘Mamaja e Sibelës kreu mårrëdh*nie me Altin Çokun?!’ Motra e 27-vjecares: Tezja na ka inat!

Zhvillime të reja kanë dalë në pah në lidhje me rastin e 27-vjeçares Sibela Abedini, ku pas deklaratave të forta të bëra nga tezja e saj, ka…

”Bëni kujdes në çdo hap që merrni”/ HOROSKOPI I DITËS së nesërme: E martë 14 prill 2024

14 Prilli 2026, i fton të gjitha shenjat e zodiakut ta jetojnë ditën me ekuilibër, besim dhe një qëndrim pozitiv. Yjet sugjerojnë përballimin e sfidave me qetësi…

“O zhapik, të shkel me këmbë”/ PIas keq mes Rogertit dhe Mateos: Raca ime nuk t’a fal

Në javën më vendimtare të këtij edicioni të pestë të “Big Brother VIP Albania”, atmosfera brenda shtëpisë duket se ka arritur pikën më të lartë të tensionit….

Brikenës i ndodh e papritura vetëm disa ditë pas eliminimit nga BBVA (Foto)

Që prej eliminimit të saj të shtunën mbrëma në gjysmëfinalen e “Big Brother VIP Albania”, mbështetja për Brikena Selmanin ka qenë jo vetëm masive, por edhe e…

E FUNDIT: U shtirën si agjentë të BKH-së – rrëmbejnë ndërtuesin në mes të Tiranës, dalin fotot e autorëve

Në media është publikuar fotoja e dy të rinjve, Hysen dhe Kevin Neza që morën peng ndërtuesin në mes të Tiranës. Të dy kanë rënë në pranga,…