Ndodh mrekullia në Korçë/ Uji që i pikonte fqinjit në tavan i shpëton jetën të moshuarës

Një ngjarje sa rrëqethëse aq edhe e pabesueshme ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku një rrjedhje banale uji është kthyer në shpëtimin e jetës për një grua të moshuar që jetonte e vetme.

Ajo që nisi si një ankesë për tavanin e lagur, rezultoi të ishte “sinjali” që i shpëtoi jetën të moshuarës, e cila kishte mbetur e pashpresë në dyshemenë e banjës së saj.

Gjithçka nisi kur fqinji i katit të poshtëm vuri re se tavanit të tij po i pikonte ujë në mënyrë të vazhdueshme. Pasi tentoi disa herë të kontaktonte me të moshuarën për ta lajmëruar, ai u përball me një heshtje dyshuese. Duke ditur se fqinja e tij kishte dy ditë që nuk ishte parë në lagje dhe nuk jepte asnjë shenjë jete nga brenda shtëpisë, alarmi u ngrit menjëherë te banorët e tjerë dhe forcat e policisë.

Për të depërtuar në banesën e mbyllur u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, të cilët thyen derën për të hyrë brenda. Pamja që gjetën ishte tronditëse: e moshuara, e cila vuan nga skleroza dhe sëmundjet e kockave, ishte rrëzuar në dush dhe nuk kishte mundur të lëvizte apo të kërkonte ndihmë për 48 orë me radhë. Uji që kishte mbetur hapur gjatë incidentit ishte ai që, pasi kaloi dyshemenë e saj dhe doli në tavanin e fqinjit, “lajmëroi” botën jashtë për tragjedinë që po ndodhte brenda katër mureve.

Aktualisht, e moshuara ndodhet në spitalin rajonal të Korçës nën kujdesin e mjekëve. Ndonëse ka pësuar dëmtime nga qëndrimi i gjatë në të njëjtin pozicion dhe mungesa e ndihmës, burime nga spitali konfirmojnë se ajo fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Një rast që dëshmon rëndësinë e vëmendjes së fqinjësisë, ku një pikë uji bëri diferencën mes jetës dhe vdekjes.

Related Posts

“Nga Kisha e Laçit deri në Tiranë, kjo flutur nuk m’u nda nga dora”

Një mesazh i pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar, i cili ndau një përjetim të veçantë gjatë kthimit nga Kisha e Laçit….

“Tr*nditje dhe pikëIIim i thellë”/ Futbollisti i madhe gjendet i pajẹtë në shtrat nga bashkëshortja e tij

Një ish-futbollist është gjetur i vd ekur në shtrat nga bashkëshortja e tij, pasi thuhet se ka pësuar një atak të papritur në zemër. Është fjala për…

Vjen lajmi qe prek pensionistet, Bashkia jep lajmin e madh: “Do jete falas…”

Bashkia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht lidhur me procesin e shpërndarjes së aboneve falas për pensionistët, duke theksuar se po merren masa për një proces më të…

Banka refuzoi t’i jepte leket pa certifikatën e νd*kjes, vëllai zhν*rros motrën dhe ua çon tek arka (FOTO)

Një burrë që jetonte në Indinë rurale, i paaftë të merrte një certifikatë vde kjeje për motrën e tij, nxori mbetjet e saj dhe i çoi tek…

Nuk gabon kurre! Karamuco nxjerr detajin shokues per vr&sjen m*kabre ne Lezhe

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i cili nxjerr detaje te sakta, te pagabushme dhe te konfirmuara, ka folur lidhur me vrasjen e çiftit Mujeci në Lezhë. Ai…

3 shenja të horoskopit që do ta shohin fatin e tyre të ndryshojë në muajin maj 2026

Maji pritet të sjellë zhvillime të reja për tre shenja, të cilave do t’u ndryshojë ndjeshëm rrjedha e jetës. Maji i vitit 2026 nuk është si muajt…