Një deklaratë e fortë që po qarkullon në rrjetet sociale ka hapur debat të madh mes ndjekësve të Big Brother VIP Albania. Në një “story” të publikuar së fundmi, një person që pretendohet të jetë punonjës i stafit teknik, konkretisht nga ekipi i kamerave, lë të kuptohet se fituesi i këtij edicioni mund të jetë i paracaktuar.
Në mesazhin e bërë publik, ai shprehet në mënyrë të drejtpërdrejtë se “Mateo nuk do ta fitojë”, duke shtuar dyshimet për ndikim të mundshëm nga produksioni në rezultatin final. Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të menjëhershme, veçanërisht nga mbështetësit e Mateos, të cilët prej javësh e konsiderojnë atë si një nga kandidatët më të fortë për fitoren.
Ajo që e bën situatën edhe më të ndjeshme është fakti se Mateo ka rezultuar shpesh në krye të sondazheve online dhe ka mbështetje të konsiderueshme nga publiku, gjë që bie ndesh me pretendimin e bërë në këtë publikim.

Ndjekësit kanë shpërthyer në komente, duke kërkuar transparencë dhe sqarime nga produksioni, ndërsa disa të tjerë e cilësojnë situatën si një “turp”, nëse vërtetohet që persona të brendshëm kanë akses në informacione të tilla dhe ndikojnë në perceptimin publik.