Shtrenjtohet sërish çmimi i naftës dhe benzinës, dalin çmimet e reja që dikton Bordi i Transparencës

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve në Shqipëri gjatë mbledhjes së zhvilluar sot më 14 prill 2026. Sipas vendimit, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 është përcaktuar në 215 lekë për litër, ndërsa çmimi me shumicë nuk duhet të kalojë 203 lekë për litër.

Për benzinën, çmimi maksimal i shitjes me pakicë është vendosur në 178 lekë për litër, ndërsa me shumicë në 166 lekë për litër.

Këto çmime kanë hyrë në fuqi sot, më 14 prill, në orën 15:00 dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të shqyrtohen ndryshimet e mëtejshme në treg.

Autoritetet u kanë bërë thirrje të gjithë operatorëve të tregtimit të nënprodukteve të naftës që të zbatojnë vendimin, duke paralajmëruar se në rast shkeljesh do të merren masa deri në pezullimin e aktivitetit.

Sipas sqarimit zyrtar, referuar Aktit Normativ nr. 1, datë 3 prill 2026, nëse çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin kalon 220 lekë për litër ose për benzinën 200 lekë për litër, aplikohet një nivel më i ulët akcize prej 80%. Aktualisht, duke qenë se çmimet janë nën këto kufij, akciza vijon të zbatohet në nivelin e plotë, 100%.

Related Posts

🔅- H0T BRlDE 5-🔅

Je 60 vjeçe dhe më sjell dashnoret ne shtepi, djali tr*ndit mamanë: Me thonë djali i k*rvës

Akuza të rënda kanë përfshirë rubrikën e “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Gjatë lidhjes telefonike në studio mes Nertilit, djalit të Dritës…

“800 veta e kërkuan maleve…”, mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija

Një nga misteret më të mëdha të Shqipërisë në 25 vitet e para të shekullit XXI, zhdukja e 6-vjeçares Bleona Mata më 22 maj 2010 në fshatin…

‘Gjëegjëza e psikopatit’: A guxoni të zgjidhni gjëegjëzën që do të zbulojë shumë për karakterin tuaj?

Dhe tani kemi ardhur te famëkeqja “Gjëgjëza e psikopatit”, e cila, sipas ekspertëve, do të zbulojë shumë për karakterin tuaj dhe atë që jeni në gjendje (mos)…

ZJARR I FUQISHËM NË TIRANË – PËRFSHIHET NGA FLAKËT NJË PALLAT TE “FARMACIA 10” (Video)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pallat në zonën e njohur si “Farmacia 10” në Tiranë, duke shkaktuar panik tek banorët dhe kalimtarët. Flakët…

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 15 Prill 2026

Dashi Dite e bukur dhe mjaft pozitive kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni si ne ëndërr ne krahët e partnerit dhe…