Flakët, të cilat sipas burimeve kanë shpërthyer në një nga katet e ndërtesës, janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë edhe apartamentet e tjera. Tym i dendur ka mbuluar zonën, ndërsa banorët janë detyruar të dalin me urgjencë nga banesat e tyre. Teksa burime nga vendngjarja bëjnë me dije se zjarri rrezikon të përhapet edhe në ndërtesat përrteh.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa policia ka rrethuar perimetrin për të garantuar sigurinë dhe për të lehtësuar ndërhyrjen e emergjencave.
Deri në këto momente nuk ka një bilanc të saktë për persona të lënduar, ndërsa po punohet për evakuimin e plotë të banorëve dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.