Zjarrfikësi hero hoqi helmetën për t’ia dhënë qytetares, vajza e tij rrëqeth: Më dhembi…

Një ditë më parë Tirana u përball me pamje të frikshme! Një nga pallatet e kompleksit “Arlis”, pranë Farmacia 10, në pronësi të biznesmenit Armand Lilo, u përfshi nga flakët e një zjarri të përmasave të mëdha.

Në një situatë që për pak çaste u kthye në ankth për dhjetëra familje, heronjtë e vërtetë u bënë zjarrfikësit, të cilët në krye të detyrës, sakrifikuan pa hezitim, duke mos marrë parasysh rrezikun që u kanosej jetës së tyre, vetëm për të shpëtuar qytetarët e bllokuar mes flakëve përbindëshe.

Mes tymit të dendur dhe copëzave të fasadës që shkëputeshin nga ndërtesa, një prej momenteve më prekëse ishte ai i një zjarrfikësi që, edhe pse i papajisur plotësisht me uniformën dhe mjetet mbrojtëse, vendosi të hyjë në flakë për të shpëtuar një qytetare. Ai kishte vetëm një kokore në kokë, të cilën, pa u menduar dy herë, ia vendosi gruas së rrezikuar, duke e mbrojtur me trupin e tij. E kemi fjalën për shefin e Stacionit të Zjarrfikëses Kinostudio, Jonus Murataj, i cili përpos se i vendosi kokoren e tij qytetares, i dha dhe një përqafim për t’i dhënë forcë dhe për t’i treguar që jeta e saj tanimë është e sigurt.

*Momenti kur Jonus Murataj ia ka vendosur kokoren qytetares dhe e ndihmon që të shkoje te zjarrfikësi

https://rilindje.info/wp-content/uploads/2026/04/69df427b7884e.mp4?

E ndërsa qytetarët ndiqnin me ankth ngjarjen dhe shpresonin që flakët të neutralizoheshin shpejt, familjarët e zjarrfikësve përjetonin një tjetër “betejë”, ata qëndronin me zemrën në dorë për fatin e të afërmve të tyre në vijën e parë.

Ka qenë vajza e Jonus Muratajt, Françeska Murataj, e njohur në rrjetin social “TiktTok”, ajo e cila publikoi pamjet e momentit kur i ati u fut mes flakëve dhe shpëtoi qytetarën.

“E pashë me një frymë këtë video dhe zemra po më rrihte fort. Jam shumë e lumtur që zonja e moshuar ka shpëtuar edhe pse situata ishte shumë e vështirë, por më shumë më dhemb zemra për zjarrfikësin pa uniformë duke mbrojtur me trupin e tij zonjën dhe që në këtë rast zjarrfikësi është babai im. Nuk është hera ime e parë në jetë që shikoj babain në momente të tilla, por shpresoj të jetë e fundit”, shkruan ajo,

Related Posts

E bujshme/ Shqipëria merr LAJMIN E MIRË nga Bashkimi Europian, prisni që…

Shqipëria mund të bëhet pjesë e Bashkimit Europian edhe para vitit 2030, një objektiv që është përmendur shpesh edhe nga kryeministri Edi Rama. Këtë e la të…

Çfarë nuk u pa në kamera gjatë finales? Brikena bën veprimin e papritur

Finalja e “Big Brother VIP Albania 5” dhuroi një nga përballjet më të forta të sezonit, duke kurorëzuar Selinën si fituese të çmimit të madh dhe duke…

Tension dhe pakënaqësi, mesazhi i Rogertit pas daljes

Finalja e mbrëmjes së djeshme shpalli fitues Selim Bollatin, por pas perdes së spektaklit, reagimet nuk kanë qenë të gjitha aq pozitive. Rogerti, i cili e la…

Fiton Selini

Demiraj plas b*mbën: Ish-Ministri i brendshem zbulon vendin sekret të festave të Epstein Tiranë!

Një deklaratë që po trondit opinionin publik dhe po ndez debat të fortë në politikë! Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj hedh akuza të forta dhe pretendon se…

Një detaj shumë i rëndësishëm u harrua nga produksioni pas shpalljes së fituesit të BBVA 5

Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP Albania 5” u mbyllën me triumfin e Selinës. Pas një përballjeje të fundit të mbushur me emocione përballë…