E FUNDIT: Policia zbardh çfarë ndodhi me Altin Goxhajn – u shoqërua pas përpIasjes me efektivët

Avokati Altin Goxhaj është shoqëruar në komisariat mbrëmjen e sotme dhe më pas është proceduar penalisht, pasi dyshohet se nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë dhe ka ofenduar efektivët gjatë ushtrimit të detyrës.

Sipas policisë, në momentin kur efektivët po ushtronin detyrën, një automjet taksi është ndalur pas mjetit të Policisë. Efektivët i janë afruar drejtuesit të automjetit dhe i kanë kërkuar të vijonte lëvizjen, por nga mjeti ka dalë shtetasi me iniciale A. B., 26 vjeç, drejtues i taksisë, si dhe Altin Goxhaj, 56 vjeç, me profesion avokat.

Sipas policisë, Altin Goxhaj ka kundërshtuar urdhrin e punonjësve të rendit dhe ka vijuar me sjellje fyese ndaj tyre, së bashku me drejtuesin e mjetit, duke mos iu bindur kërkesave për lirimin e korsisë dhe vijimin e qarkullimit.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

Më datë 16.04.2026, rreth orës 20:00, patrulla e përgjithshme e Komisariatit të Policisë Nr. 2, duke patrulluar në rrugën “Kavajës”, ka ndaluar për të marrë masa ndaj drejtuesve të automjeteve të parkuara në korsinë e dedikuar.

Në kohën kur punonjësit e policisë ishin duke kryer detyrën, një automjet taksi është parkuar mbrapa makinës së policisë.

Punonjësit e policisë i janë afruar dhe i kanë kërkuar drejtuesit të automjetit të vijojë lëvizjen, por nga mjeti taksi, që drejtohej nga shtetasi A. B., 26 vjeç, doli shtetasi A. G., 56 vjeç (avokat), i cili ka filluar të ofendojë dhe, së bashku me drejtuesin e automjetit, nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë që ishin duke kryer detyrën, për të vijuar lëvizjen.

Në këto kushte, punonjësit e policisë kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 shtetasin A. G., i cili edhe gjatë shoqërimit ka vijuar të kundërshtojë punonjësit e policisë.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale, shtetasi A. G. u procedua penalisht për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është e angazhuar maksimalisht për të respektuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve, si dhe për të përmbushur detyrat që i ngarkon ligji.

Related Posts

FOTO / Dua Lipa “vendos” ditën e dasmës? Zbulohen detajet për ceremoninë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa po përflitet se mund të kurorëzojë dashurinë e saj në Palermo, Itali, ndërsa mediat ndërkombëtare raportojnë për një dasmë të…

“Nëna hidhet nga pallati bashkë me fëmijët, avokatja zbulon detajet që tr*nditin gjithçka – çfarë ndodhi vërtet?”

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë ditën e sotme, ku një nënë 46?vjeçare ka humbur jetën bashkë me dy prej fëmijëve të saj, ndërsa i treti…

Doli nga burgu! Klevio thyen rrjetin në Tik TOK! Nuk njihet më, bën njoftimin e bujshëm, ja çfarë do ndodhë me të

Pas një periudhe të gjatë mungese, Clevio Serbiano është rikthyer duke habitur të gjithë me ndryshimin e tij drastik. Ai shfaqet me një mentalitet krejt ndryshe nga…

Transporti publik ti kalojë shtetit! Vjen propozimi nga këshilltari i PS-së

Këshilltari i PS në Bashkinë e Tiranës Alfred Muharremi ka propozuar sot që transporti publik t’i kalojë si shërbim shtetit, duke theksuar se është e patolerueshme që…

Tre shenja të zodiakut që hyjnë në një fazë bollëku

Disa shenja të zodiakut duket se po kalojnë në një fazë të dominuar nga mundësitë, progresi dhe një ndjenjë më e fortë evolucioni. Këtë herë, treguesit tregojnë…

‘Do të të zhduk…’! Ilir Vrenozi zbulon përplasjen me Mirin pas finales: Më tha fjalë të rënda

Ilir Vrenozi ka folur sot në “Breaking”, ku ka treguar një konflikt që ka patur me ish-finalistin e “Big Brother Vip”, Mirin. Vrenozi shpjegoi se përplasja mes…