Himara i dorëzohet “përbindëshave” të betonit, kulla 16-katëshe në Potam

Ajo që po ndodh me Himarën nuk është më thjesht zhvillim urban, por një ekzekutim i mirëfilltë i peizazhit të mrekullueshëm të jugut. Ndërsa vëmendja e publikut u mbajt e mbërthyer pas përplasjeve politike dhe betejave për karrigen e kryebashkiakut, në prapaskenë u thur një plan i ftohtë për dorëzimin e këtij xhevahiri në duart e betonit.

Tani që zhurma politike ka rënë, e vërteta po del në dritë: Këshilli Kombëtar i Territorit ka vulosur fatin e zonës së Potamit, duke miratuar lejen për ndërtimin e disa kullave që shkojnë deri në 16 kate lartësi, një projekt ky që do të realizohet nga kompania Eldino.

Ky vendim shënon zyrtarisht kapitullimin e fundit të bregdetit shqiptar përballë “Golemizimit” masiv. Pas Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe Sarandës, babëzia e ndërtimeve pa limit ka mbërritur tashmë në zemër të Himarës, duke e kthyer një nga zonat më të bukura të Mesdheut në një kantier ku përbindëshat e betonit do të mbulojnë detin dhe malin.

E gjithë kjo lëvizje nisi me ndryshimet e planit urbanistik që në fund të vitit 2023, duke shfrytëzuar periudhën e trazimeve në bashki, ku administratorët e përkohshëm hartuan rrugën që i shërbente vetëm interesave të ndërtuesve dhe jo banorëve apo natyrës.

Me miratimin e planit të ri mes tensioneve të forta, lartësitë e ndërtimeve në Himarë u rritën në qiell, duke hapur rrugën për projektet që po shohim sot. Pasojat janë tashmë të pakthyeshme; ajo që dikur njihej si një parajsë e qetë, po shndërrohet në një xhungël betoni ku fitimi i shpejtë peshon më shumë se trashëgimia natyrore.

Ky realitet i dhimbshëm vërteton edhe një herë se armiqtë më të mëdhenj të bukurive të Shqipërisë janë shpesh vetë ata që kanë fuqinë për t’i mbrojtur, por që zgjedhin t’i tjetërsojnë për llogari të përfitimeve financiare. Himara po ndryshon përgjithmonë, dhe këtë herë, faji nuk mund t’i lihet askujt tjetër veçse politikave që po e mbysin bregdetin në beton.

Related Posts

Irani: Nuk jemi gati për më shumë bisedime me SHBA-në nuk janë serioz dhe duan që…!

“Nuk do të ketë bisedime të mëtejshme për paqe me SHBA-në derisa ajo të ndryshojë kërkesat e saj maksimaliste”, ka deklaruar zëvendësministri i jashtëm i Iranit. Delegacionet…

A ËSHTË BOTA NË PRAG TË NJË KRIZE MË TË MADHE?

Zërat po bëhen gjithnjë e më të fortë dhe gjithnjë e më alarmues. Fjalët për një kërcënim të mundshëm të Turqisë ndaj Izraelit po ngrenë shqetësime serioze,…

NGjarje tragjike ne vend, ka viktima

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot–Rrëshen. Sipas policisë, rreth orës 21:30, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka…

“Ma ke shkatërruar jetën…”, detaje nga tragjedia ku Astriti mb(y)ti gruan e tij Dritën

Një ngjarje e rëndë ka tronditur provincën e Asti, pranë Torino, ku një 59-vjeçar me origjinë shqiptare dyshohet se ka vrarë ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj të…

Alarm në Tiranë! Dyshime për tentativa afrimi ndaj fëmijëve nga MUXHAHEDINËT– prindërit kërkojnë reagim urgjent

Një denoncim i publikuar një ditë më parë nga JOQ Albania ka ndezur alarmin mes prindërve, duke rikthyer në vëmendje një shqetësim të madh: sigurinë e fëmijëve…

Zhytësi zbulon një ndërtesë të çuditshme nën ujë – pastaj mëson se çfarë është në të vërtetë…

Deti Adriatik Fsheh Mijëra Anije Të Mbytura, Por Ajo Që Ben Keler Gjeti Në Thellësitë E Pulias Nuk Ishte Një Rrënojë E Zakonshme. Ishte Diçka Që Sfidonte…