×

“Çmendet” moti në Pranverë/ E pabesueshme! Reshje dëbore në këtë zonë të Shqipërisë

Reshjet e borës kanë përfshirë zonat malore të qarkut të Kukësit, duke zbardhur fshatrat Shishtavec, Turaj dhe Novosej, ndërsa temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme gjatë orëve të fundit.

Pamjet nga këto zona tregojnë një rikthim të papritur të dimrit, ku trashësia e borës në disa vende ka arritur disa centimetra.

Sipas informacioneve paraprake nga autoritetet vendore, deri në këto momente nuk raportohen problematika apo vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Rrugët kryesore mbeten të kalueshme, ndërsa strukturat përkatëse janë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast se reshjet vijojnë me intensitet më të lartë.

Megjithatë, reshjet e borës në këtë periudhë konsiderohen të pazakonta, pasi ndodhemi në mes të stinës së pranverës. Aktualisht, shumë pemë frutore ndodhen në fazën e lulëzimit, çka i bën ato të ndjeshme ndaj temperaturave të ulëta dhe ngricave të mundshme.

Ekspertët e bujqësisë paralajmërojnë se një ulje e mëtejshme e temperaturave mund të ndikojë negativisht në prodhimin e këtij sezoni.

Related Posts

Bricjapi / Horoskopi Ditor

Dashuria sot do të jetë e thellë dhe e qetë; partneri do të tregojë mirëkuptim dhe mbështetje për çdo vendim tuajin. Beqarët do të kenë mundësinë të…

Demi / Horoskopi Ditor

Sot mund të hasni keqkuptime të vogla në marrëdhëniet personale, por gjithçka mund të zgjidhet me komunikim të qetë dhe të sinqertë. Beqarët do ndjejnë nevojën për…

Dashi / Horoskopi Ditor

Në jetën tuaj sentimentale do të ndiheni më të lidhur me partnerin, ndërsa beqarët mund të takojnë dikë të veçantë që do t’i emocionojë. Është dita e…

Mbi 940 milionë lekë shpenzime për verëra! Ja fatura e hedhur që “fundosi” Ergys Agasin

Kjo është historia e çuditshme e një cope letre të harruar mbi në një arkë, e cila shpërbën fillin e një peripecie që shkon deri në tryezën…

Vodhi eshtrat e të vd*kurës në varreza, i riu, ish-student ekselent i mjekësisë

Ditën e djeshme opinioni publik u trondit pas raportimit se në varrezat e qytetit të Lushnjes u vodhën eshtrat e një gruaje e cila kishte ndërruar jetë…

Merret VENDIMI / Ja sa para do të marrin për bonusin e qirasë familjet e prekura të pallatit të djegur në Tiranë

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak pritet të diskutohet një nga çështjet më urgjente të ditëve të fundit, që lidhet me bonusin e qirasë për familjet…