×

Merret VENDIMI / Ja sa para do të marrin për bonusin e qirasë familjet e prekura të pallatit të djegur në Tiranë

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak pritet të diskutohet një nga çështjet më urgjente të ditëve të fundit, që lidhet me bonusin e qirasë për familjet e prekura nga zjarri që përfshiu pallatin 12-katësh pranë QSUT-së.

Ky incident ka lënë disa familje pa banesë dhe në kushte të vështira jetese, duke e bërë të domosdoshme ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve vendore.

Gazetarja Alma Demiraj, në një lidhje të drejtpërdrejtë për edicionin informativ në Top Channel, bëri të ditur se gjatë pasdites së sotme pritet të miratohet një vendim i rëndësishëm për mbështetjen e këtyre familjeve.

Sipas saj, bëhet fjalë për një pagesë mujore prej 40 mijë lekësh, e cila do të shërbejë si bonus qiraje për të gjithë të dëmtuarit.

Ky bonus do të vazhdojë të jepet deri në momentin kur kompania “Arlis” të përfundojë rikonstruksionin dhe të dorëzojë apartamentet në gjendjen e tyre të mëparshme.

Ky vendim synon të lehtësojë barrën ekonomike të familjeve të prekura dhe t’u sigurojë atyre një strehim të përkohshëm dinjitoz deri në rikthimin në banesat e tyre.

Related Posts

Pse të verdhat e vezëve të ziera bëhen jeshile? – Rrezikoni probleme me…

Nëse vezët tuaja kanë një rreth jeshil rreth të verdhës, kjo do të thotë se janë zier më shumë seç duhet. Ky rreth gri-jeshil krijohet kur vezët…

Tension politik! Bozdo lidh milionat e sekuestruara me personazhin e Ramës

Deputeti demokrat Eno Bozdo foli sot në studion e “News 24” edhe për skandalin e AKSHI-t dhe aksionin e sekuestrimeve të SPAK ditën e djeshme, ku sekuestroi…

Azemi 5-vjeçar ka nevojë për ndihmë që të ecë njësoj si bashkëmoshatarët

GOFUNDME – KLIKO PER TE DHURUAR Një apel për ndihmë ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë. Azem Shala është një 5-vjeçar me origjinë nga Kosova i…

”Të dielën, më 26, do të vijë një tronditje pozitive”/ HOROSKOPI për ditën e nesërme: E enjte 23 Prill 2026

DASHI Muaji do të mbyllet me energji shumë të lartë, veçanërisht në dashuri. Të premten, më 24, mund të keni një takim të papritur ose një zbulim…

LAJM I FUNDIT/ Aksident pranë bashkisë, dy makina përplasen me njëra-tjetrën, dy të pIagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në qendër të qytetit të Laçit, shumë pranë godinës së bashkisë, duke shkaktuar shqetësim tek banorët dhe kalimtarët…

Drejt romancës me Olën, zbulohet lidhja e Adionit me këngëtaren e famshme jashtë Ferma VIP

Reality show Ferma VIP duket se po zhvillon diskutime të shumta, ku në qendër të vëmendjes është vendosur Adioni. Fermeri është bërë i njohur për afrimitetin e…