Aksidenti tr*gjik në Lezhë, këta janë mjeku dr. Anton Keçi dhe vajza e tij studente, Bora Keçi

Në foto janë Dr. Anton Keçi, 52 vjeç, Shef i Shëndetësisë në IEVP Lezhë, si dhe vajza e tij 20-vjeçare, Bora Keçi studente në vitin e dytë në Fakultetin e Mjekësisë.

Sipas informacionit paraprak të policisë, dyshohet se automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, çka ka sjellë përmbysjen e tij dhe pasojat fatale.

Kanë qenë familjarët ata që, të shqetësuar për mungesën e kontaktit me familjarët, kanë nisur kërkimet për të afërmit e tyre.

Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, ndërsa nuk përjashtohet humbja e kontrollit mbi mjetin si një nga pistat kryesore.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar përmes një njoftimi, duke shprehur dhimbjen për humbjen e një prej punonjësve të saj.

Në reagim thuhet se Dr. Keçi kishte shërbyer për rreth 6 vite në sistemin penitenciar me përkushtim dhe profesionalizëm, duke lënë pas vlerësim të lartë nga kolegët dhe drejtuesit.

Njoftimi i plotë i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve

Me dhimbje të thellë njoftojmë se më datë 25.04.2026, në orët e mbrëmjes, në aksin rrugor Lezhë–Gjader, në vendin e quajtur Gocaj, si pasojë e një aksidenti tr agjik ku automjeti ka dalë nga rruga, kanë humbur jetën Dr. Anton Keçi, 52 vjeç, Shef i Shëndetësisë në IEVP Lezhë, si dhe vajza e tij 20-vjeçare, studente në vitin e dytë në Fakultetin e Mjekësisë.

Dr. Keçi shërbeu me përkushtim për rreth 6 vite në sistemin penitenciar, duke lënë pas vlerësim profesional dhe njerëzor tek kolegët dhe të gjithë ata që e njohën.

Në këto momente të rënda, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe të afërmit. Jemi pranë bashkëshortes dhe djalit të tij, duke ndarë dhimbjen e madhe për këtë humbje të parakohshme dhe të pazëvendësueshme.

U prehshin në paqe.

Related Posts

“Nëse vëreni shenja të kuqe që po shfaqen në krahun tuaj, mos i injoroni: Ja çfarë mund t’ju tregojë trupi juaj dhe pse duhet të shqetësoheni menjëherë!”

Nëse shihni shenja të kuqe që shfaqen në krahun tuaj, mos i injoroni: Çfarë mund t’ju tregojë lëkura juaj Pse nuk duhet t’i injoroni Lëkura është organi…

At*ntati me armë zjarri/ Të vd*kur burrë e grua, identifikohet një prej νiktimave (EMRI)

Zbardhen të tjera detaje nga të shtënat me armë zjarri të ndodhura mesditën e sotme në Balldren të Lezhës. Raportohet se dy persona kanë humbur jetën, një…

Endi Demneri dhe Krenar Çoçaj në pritje të fëmijës së parë! Zbulohet gjinia e bebit

Modelja e njohur shqiptare, Endi Demneri, po përjeton një nga periudhat më të bukura të jetës, pasi është në pritje të fëmijës së saj të parë. Prej…

“Hyri në shtëpi dhe rrezikoi jetën e tij”/ Shqiptari HERO në Australi, shpëton fqinjin nga flakët

Një akt i jashtëzakonshëm guximi është regjistruar në Australia, ku një shqiptar u bë protagonist i një shpëtimi dramatik gjatë një zjarri të fuqishëm në një banesë…

Fitoi 400 mijë dollarë në baste nga arrestimi i Maduros, ushtarit amerikan i ndodh e PAPRITURA!

Një ushtar i forcave speciale amerikane është arrestuar dhe akuzuar për përdorim të informacionit të klasifikuar me qëllim përfitimi financiar. Ai dyshohet se ka realizuar fitime të…

E FUNDIT/ 52-vjeçari qëllon me kaIIashnikov, kërc*non një grua, detajet e para

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Ferras, ku një 52-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov pas një konflikti që, sipas burimeve…