Cfare po ndodh nëpër botë?! 10 të vr*rë dhe 10 të pl*gosur nga një suIm me a’rmë zjarri në një lokal

Afrika e Jugut – Një sulm i përgjakshëm me armë zjarri ka tronditur provincën Gauteng në orët e para të mëngjesit të së dielës, ku dhjetë persona humbën jetën dhe dhjetë të tjerë mbetën të plagosur rëndë pasi persona të armatosur hapën zjarr në një pub në zonën Bekkersdal.

Sipas policisë lokale, ngjarja ndodhi pak para orës 01:00 në një lokal në zonën Tambo, ku ndodheshin disa klientë. Dëshmitarët raportojnë se situata u kthye në kaos kur u dëgjuan të shtënat dhe njerëzit u përpoqën të largoheshin për të shpëtuar.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se rreth 12 persona të armatosur mbërritën në vendngjarje me një furgon të bardhë dhe një automjet tip sedan me ngjyrë argjendi. Pa asnjë paralajmërim, ata hapën zjarr në drejtim të personave të pranishëm dhe u larguan menjëherë, duke lënë pas viktima dhe të plagosur.

Forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës mbërritën me shpejtësi në vendin e ngjarjes, ndërsa të plagosurit u transportuan drejt spitaleve të zonës. Policia e Gauteng ka nisur një operacion të gjerë për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Autoritetet e kanë cilësuar ngjarjen si një akt të rëndë kriminal dhe kanë bërë të ditur se po hetohen të gjitha pistat e mundshme lidhur me motivet e sulmit.

Related Posts

A DUHEJ TE ISHTE MATEO FITUESI?

E bujshme/ Shqipëria merr LAJMIN E MIRË nga Bashkimi Europian, prisni që…

Shqipëria mund të bëhet pjesë e Bashkimit Europian edhe para vitit 2030, një objektiv që është përmendur shpesh edhe nga kryeministri Edi Rama. Këtë e la të…

Çfarë nuk u pa në kamera gjatë finales? Brikena bën veprimin e papritur

Finalja e “Big Brother VIP Albania 5” dhuroi një nga përballjet më të forta të sezonit, duke kurorëzuar Selinën si fituese të çmimit të madh dhe duke…

Tension dhe pakënaqësi, mesazhi i Rogertit pas daljes

Finalja e mbrëmjes së djeshme shpalli fitues Selim Bollatin, por pas perdes së spektaklit, reagimet nuk kanë qenë të gjitha aq pozitive. Rogerti, i cili e la…

Fiton Selini

Demiraj plas b*mbën: Ish-Ministri i brendshem zbulon vendin sekret të festave të Epstein Tiranë!

Një deklaratë që po trondit opinionin publik dhe po ndez debat të fortë në politikë! Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj hedh akuza të forta dhe pretendon se…