Të tre janë shpallur në kërkim nga policia, ndërsa ngjarja dyshohet të jetë akt ha kmarrjeje i lidhur me një konflikt të gjatë gjyqësor dhe familjar

Renato Mhillaj, i cili ishte vetëm 13 vjeç në vitin 2016 kur babai i tij Genc Mhillaj u vra me armë zjarri, dyshohet se së bashku me dy kushërinjtë e tij, nipat e Gencit, Adriano Mhillaj (22 vjeç) dhe Florin Mhillaj (36 vjeç), kanë organizuar dhe kryer atentatin ku u ekzekutuan Kreshnik dhe Gentjana Mujeci në Balldren të Lezhës. Të tre janë shpallur në kërkim nga policia, ndërsa ngjarja dyshohet të jetë akt hakmarrjeje i lidhur me një konflikt të gjatë gjyqësor dhe familjar.

Sipas të dhënave hetimore, konflikti nis në vitin 2016, kur Genc Mhillaj humbi jetën me armë zjarri në një ngjarje kriminale, për të cilën si të dyshuar u akuzuan Kreshnik Mujeci dhe kushëriri i tij Jozef Mujeci. Më 27 nëntor 2018, Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër i shpalli të pafajshëm të dy të pandehurit, ndërsa më 6 nëntor 2019 edhe Gjykata e Apelit rrëzoi ankimin e prokurorisë duke lënë në fuqi vendimin. Më 31 tetor 2024, Gjykata e Lartë e riktheu çështjen për rigjykim në Apel, duke e lënë ende të hapur dosjen gjyqësore.

Ngjarja kulmoi më 26 prill 2026, rreth orës 14:50 në aksin Balldren–Torovicë, ku Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij Gentjana u qëlluan me breshëri armësh ndërsa udhëtonin me automjet. Sipas policisë, autorët kanë përdorur dy makina: një “Audi A4” për ndjekje dhe vëzhgim, dhe një “Volkswagen” pa targa që i ka prerë rrugën viktimave para se të hapet zjarri. Në vendngjarje u gjetën rreth 30 gëzhoja, ndërsa hetimet konfirmojnë pistën e hakmarrjes dhe vijojnë për kapjen e tre të dyshuarve.

Related Posts

Merr fund arratia, arrestohet në Brazil Ervin Mata

Është arrestuar në Brazil Ervin Mata. Lajmi është konfirmuar nga gazetarja Klodiana Lala. Më herët, Gjykata e Lartë Federale ka lëshuar një urdhër arresti për biznesmenin shqiptar…

Kush po e mëson Elisa Spiropalin? E vërteta që po fshihet pas saj

Sot, Elisa Spiropali u shfaq në dyert e Pallatit të Brigadave duke zbritur nga një taksi për të marrë pjesë në mbledhjen e grupit të PS. E…

Romancë në rritje? Mateo dhe Brikena ndezin rrjetin me momentin e tyre të ëmbël në makinë (Video)

Mateo dhe Brikena kanë ndarë së fundmi një moment shumë të afërt dhe të ngrohtë mes tyre, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale. Në…

Punon vetëm dy herë në vit dhe fiton 40 mijë euro, njihuni me profesionin më ‘të rrezikshëm’ në botë

Një punë e pazakontë, por shumë e paguar, po tërheq vëmendjen në Shtetet e Bashkuara, ku një punëtor arrin të fitojë rreth 40 mijë euro në vit…

Çfarë thotë në të vërtetë pozicioni juaj i gjumit për ju (Dhe pse kjo nuk do të thotë që jeni dembel)

Ja një version më i plotë dhe i detajuar, i shkruar në mënyrë të rrjedhshme dhe pa tabela apo formate komplekse: Mitet dhe e vërteta shkencore mbi…

Mjekët janë të befasuar: Dy perime që rrisin kolagjenin në gjunjë dhe lehtësojnë dhimbjet e kyçeve!

Dy perime që rrisin kolagjenin në gjunjë dhe lehtësojnë dhimbjet e kyçeve! Dhimbja e kyçeve shpesh duket si një problem thjesht mekanik, sikur gjunjët vetëm “konsumohen” me…