Dorezoi ne SHBA provat kunder SPAK, amerikanet rikthejne ne detyre zyrtaren e shkarkuar nga Dumani?

Në raportet drejtuar SHBA-BE, ish-drejtoresha e BKH akuzon drejtuesit e SPAK për bashkëpunim të fshehtë me Edi Ramën. Dosje të ndaluara, hetime të diktuara dhe marrëveshje për të mbrojtur njerëzit e pushtetit…

Më 1 shtator 2025, drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj, do të largohet zyrtarisht nga detyra. Por ajo nuk ikën bosh. Në dorë dhe në memorie, Hajnaj mban dosje, raporte dhe prova që e tejkalojnë çdo raportim publik të bërë nga SPAK ose nga vetë prokurorët e tij.

Sipas informacioneve të siguruara nga Pamfleti, Aida Hajnaj ka depozituar te partnerët ndërkombëtarë të SHBA-BE dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, një sërë raportesh që hedhin dritë mbi marrëveshje të fshehta dhe ndikime direkte politike mbi veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme. Në qendër të akuzave të saj, është vetë Altin Dumani dhe paraardhësi i tij, Arben Kraja.

Sipas Hajnajt, në shumë raste, çdo kallëzim dhe çdo dosje sensitive është diskutuar më parë me kryeministrin Edi Rama, për të marrë prej tij një “ok” të heshtur se çfarë mund të hetohej dhe çfarë duhej arkivuar. Një praktikë e papranueshme në një sistem drejtësie të supozuar të pavarur.

Me fjalë të tjera, SPAK ka funksionuar si zyrë politike brenda Kryeministrisë, ku drejtuesit e tij kanë marrë paraprakisht leje verbale nga Babloku për të vendosur se cilat çështje do të shkonin për hetim dhe cilat do të mbyteshin në heshtje.

Në këto raporte, Aida Hajnaj i ka renditur rastet konkrete, për të cilat është vendosur me urdhër politik që të mos hetohen. Mes tyre, veçohen:

Çështja “Gaçi-Xhaçka”, ku Dumani e kundërshtoi publikisht vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe në marrëveshje me Ramën, e mbylli përfundimisht në Apel më 14 maj 2025.
Dosja “PPP-Sterilizimi”, ku Ilir Beqja u përjashtua fillimisht nga hetimi, por vetëm pas presionit të partnerëve të SHBA-BE dhe pas vendimit të Gjykatës për fondet e BE-së, u detyrua të përfshihej si i pandehur.

Çështja “Krifca-AZHBR” dhe ndërtimet në Himarë, ku hetimet janë ndalur apo devijuar nën urdhër të drejtpërdrejtë politik.
Marrëveshja për të mos proceduar ndërtuesin Salillari, edhe pse kishte kallëzime konkrete për afera me fondet publike.

Në disa raste të tjera, Hajnaj ka dokumentuar urdhra të drejtpërdrejtë të SPAK-ut drejtuar BKH-së, që vinin si pasojë e sinjalit të ardhur nga Kryeministria. Pra, Byroja Kombëtare e Hetimit është komanduar si një strukturë që duhej të vepronte, ose të ndalej, sipas interesave të kupolës politike në pushtet.

Për Aida Hajnajn, kjo nuk ishte e pranueshme. Ajo, në përputhje me ligjin dhe marrëveshjet ndërkombëtare për funksionimin e BKH-së si strukturë e pavarur, ka refuzuar në mënyrë të përsëritur urdhrat që binin ndesh me Kushtetutën, dhe për këtë arsye, është bërë e padëshiruar për klanet që sot po kontrollojnë SPAK-un nga brenda.

Largimi i saj dhe procesi i emërimit të një drejtuesi të ri – i cili sipas burimeve është paracaktuar me garë të simuluar – është një lëvizje për të pastruar terrenin nga figura që nuk kontrollohen politikisht. Sepse Hajnaj nuk ishte e kontrollueshme, dhe sepse dosjet që ajo ka lënë në dorë te partnerët, janë një bombë e heshtur për SPAK-un dhe për vetë Ramën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Traktori i Fermerit Ndaloi Papritur Teksa Po Lëronte Tokën — Arsyeja E Çoi Drejt Një Zbulimi Të Papritur

Një fermer po punonte në tokën e tij si çdo ditë tjetër, duke përdorur traktorin për të lëruar arën para sezonit të mbjelljes. Gjithçka po shkonte normalisht…

Tha se nuk flet me të, por pas pamjes se mjerë te Metës, Monika Kryemadhi tr*ndit me deklaratën

Monika Kryemadhi ka folur për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, pas seancës së parë të gjyqit në themel, për të, Ilir Metën dhe të akuzuarit e…

Ligji i ri” për matësit e energjisë, çfarë do të ndryshojë në faturën tuaj…

Tema e matësve inteligjentë të energjisë është rikthyer në vëmendje me draftin e ri të ligjit për sektorin energjetik, i cili parashikon rregulla të veçanta për përdorimin…

U godit aksidentalisht nga motra teksa luanin, ndërron jetë në spitalin e Traumës 4-vjeçari

Ka humbur jetën një 4 vjeçar në spitalin e Tiranës pas 3 ditësh që ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore. Tri ditë më parë, i mituri është…

Del detaji i papritur, zbulohet pagesa e Ilir Shaqirit për pjesëmarrjen në Ferma VIP

Pjesëmarrja e Ilir Shaqirit në Ferma VIP ka shkaktuar reagime të shumta dhe ka kthyer balerinin e njohur në një nga figurat më të komentuara të këtij…

Kthesë e fortë financiare nga 1 maji, kjo shenjë e horoskopit hyn në periudhë të artë

Një periudhë e re financiare pritet të nisë për një nga shenjat e horoskopit, duke sjellë ndryshime të ndjeshme në të ardhurat dhe stabilitetin ekonomik. Nëse kohët…