Shoferi shqiptar V DES në një aksident me kamion në Zvicër

të premten e kaluar, një aksident i rëndë në autostradën pranë fshatit Gunzgen pati një viktimë dhe gjashtë të lënduar.

Shoferi i furgonit, Fadil Haliti, 50 vjeç nga Cyrihu, humbi jetën në vendin e aksidentit. Ndërkohë, gjashtë persona të tjerë u transportuan me helikopter shpëtimi dhe ambulancë në spitale për trajtim mjekësor. Katër automjete u përfshinë në aksident pak para zonës së pushimit Gunzgen North, shkruan albinfo.ch dhe blick.ch.

Për shkak të përplasjes së rëndë, autostrada u mbyll përkohësisht në të dy drejtimet, duke shkaktuar ndërprerje të mëdha të trafikut. Shumë shoferë u detyruan të gjenin rrugë alternative për të kaluar pranë vendit të aksidentit.

Fadil Haliti la pas gruan, tre fëmijë dhe tre nipër e mbesa. Djali i tij, Leart Haliti, e përshkruan babanë si një person të dashur dhe të gëzuar: “Ai ishte i mirë me të gjithë ne. Tashmë na mungon. Në kohën e tij të lirë, kënaqej duke ngarë motorin dhe kujdesej për pëllumbat në ballkonin e tij.”

Zyra e prokurorit publik të Solothurnit njoftoi se shkaku i aksidentit dhe rrethanat e tij janë ende nën hetim dhe informacione të reja nuk mund të publikohen për momentin.

Leart Haliti ndodhet aktualisht në Kosovë me familjarët e tij dhe babai i tij u varros në atdhe të dielën. “Kishte kaq shumë njerëz për t’i thënë lamtumirë. Ne do ta mbajmë përgjithmonë në zemrat tona,” tha djali i të ndjerit.

“Lexo edhe”

Related Posts

Kjo foto, e realizuar nga James Stanfield, nuk është thjesht një pamje e zakonshme në abientet e brendshme të spitalit

Kjo foto, e realizuar nga James Stanfield, nuk është thjesht një pamje e zakonshme në abientet e brendshme të spitalit. Ajo konsiderohet si një nga fotografitë më…

Ky është Ideatori i pishave përgjate Adriatikut. Gjurma e inxhinierit në bregdetin shqiptar

Nëse sot shëtisni nën hijen e pishave në Golem të Kavajës, Divjakë apo Velipojë, jeni duke parë rezultatin e një vizioni që nisi gati një shekull më…

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë këngëtari i njohur (Emri+Foto)

Tony Wilson, basisti, kompozitori dhe bashkëthemeluesi i grupit të muzikës soul Hot Chocolate, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Së bashku me vokalistin Errol Brown, Wilson bashkëshkroi…

Çfarë fshihet pas shpërfytyrimit të Ilir Metës?! Ekspertja zbulon arsyet

Pamjet e ish-presidentit Ilir Meta nga seanca e tij e fundit gjyqësore kanë bërë xhiron e rrjetit brenda pak orësh. Transformimi i tij drastik, zverdhja në fytyrë…

Spiropali do i bëjë gjëmën Edi Ramës? Grid Rroji zbulon prapaskenat! Pse askush nuk flet?

Një tjetër përplasje e fortë brenda Partisë Socialiste duket se po merr formë, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi raportet mes kryeministrit Edi Rama dhe një prej figurave…

Akrepi në vështirësi/ Horoskopi i MAJ 2026: Kush është më lart dhe kush triumfon?

Maji është një muaj që nuk fal: sjell të vërteta, vendime të forta dhe disa tronditje emocionale Renditja e këtij muaji nis nga fundi dhe ngjitet drejt…