‘Me babin ndaja qelinë, me motrën kisha konkurrencë’, Spartak Ngjela në rrëfim krejt tjetër

Avokati Spartak Ngjela ka folur për marrëdhënien që ka patur me familjen e tij në një rrëfim të rrallë për gjëra private. Duke u ndalur te motra e tij, Spartaku tha se raporti i tyre herë-herë kishte konkurrencë, por përgjithësisht shkonin shumë mirë.

Ndërkohë për mamanë e tij ai tha se ishte e ftohtë dhe se herë pas here e paralajmëronte se ishte shumë individualist për kohën. Në bisedën në tch, ish ministri i Drejtësisë zbuloi gjithashtu se gjatë kohës që kishte qenë në burg, dhomën e kishte ndarë më babanë e tij.

Pjesë nga biseda:

Spartak Ngjela: Raporti me motrën herë-herë ka qenë me konkurrencë, herë-herë ka qenë shumë i mirë. Po një gjë ka qenë që ajo ishte superiore nga unë, në shkollë. Ishte shumë sistematike. Ashtu ishte deri në fund kur mbaroi inxhinieri kimike. Në nivel të lartë gjithmonë.”

Prandaj ishte dhe shpirti i konkurrencës?

Spartak Ngjela: Jo, nuk ishte te shkolla. Në jetën e përditshme nuk është shkolla, është intelekti. Jo intelekti në kuptimin e matematikës apo të filozofisë, po intelekti te komunikimi nëpërmjet fjalëve. Që unë e kam patur të mirë që në vogëli.

Kam qenë individualist. Më thoshte shumë nëna ime: “Spartak ki mendjen se je shumë individualist”. Por ai regjim nuk e pranonte individualizmin, e kishte tmerr, duhet të ishe kolektiv. Edhe ajo meqë ishim në filozofinë e tyre më thoshte tërhiqu.

Po ku e vërente nëna këtë, pra në shtëpi në sjellje të vogla?

Spartak Ngjela: Po, ‘Sono io’, jam unë kudo. Nuk e di nga e kisha atë koshiencë, nga më kishte ardhur. Zakonisht kur kam pyetur këtë më thanë, nuk është e fituar, është e transmetuar brez pas brezi. Por nëna nga kjo e kam marrë shumicën sepse rridhte nga një familje e lartë. Gjyshi i saj ka qenë ndër kryeministrat më të fuqishëm të perandorisë osmane, Mustafa Pashe Gjiriti. Dhe kjo e ruante atë. Ne habiteshim se pinim atje në bllok dhe kur vinte im atë te Enver Hoxha, se vinin këta ngaqë ishin njëri ministër dhe ajo zv.ministre. Kur dilte vetëm im atë se përfillte njeri, kur dilte me këtë e përcillnin deri te porta. Edhe ne habiteshim, deri kur morëm vesh historinë. Sepse Enver Hoxha e respektonte shumë hierarkinë e Perandorisë Osmane.

Si i keni patur marrëdhëniet me prindërit. Ju përkëdhelnin?

Spartak Ngjela: Nuk na përkëdhelnin aspak. Mamaja rrinte ftohtë dhe unë kam qenë në një dhomë burgu me tim atë. Ai ishte ministër dhe unë avokat dhe na bashkuan. Ky e kërkoi dhe na bashkuan. E respektonin në burg shumë këtë. Babai e kishte si impresion fyes po të mos më shikonte duke lexuar. Mbetesh injorant thoshte dhe më detyronte. Pastaj neve na shpëtoi televizioni italian dhe na ndihmoi shumë.Avokati Spartak Ngjela ka folur për marrëdhënien që ka patur me familjen e tij në një rrëfim të rrallë për gjëra private.

Duke u ndalur te motra e tij, Spartaku tha se raporti i tyre herë-herë kishte konkurrencë, por përgjithësisht shkonin shumë mirë.

Ndërkohë për mamanë e tij ai tha se ishte e ftohtë dhe se herë pas here e paralajmëronte se ishte shumë individualist për kohën.

Në bisedën në tch, ish ministri i Drejtësisë zbuloi gjithashtu se gjatë kohës që kishte qenë në burg, dhomën e kishte ndarë më babanë e tij.

Pjesë nga biseda:

Spartak Ngjela: Raporti me motrën herë-herë ka qenë me konkurrencë, herë-herë ka qenë shumë i mirë. Po një gjë ka qenë që ajo ishte superiore nga unë, në shkollë. Ishte shumë sistematike. Ashtu ishte deri në fund kur mbaroi inxhinieri kimike. Në nivel të lartë gjithmonë.”

Prandaj ishte dhe shpirti i konkurrencës?

Spartak Ngjela: Jo, nuk ishte te shkolla. Në jetën e përditshme nuk është shkolla, është intelekti. Jo intelekti në kuptimin e matematikës apo të filozofisë, po intelekti te komunikimi nëpërmjet fjalëve. Që unë e kam patur të mirë që në vogëli.

Kam qenë individualist. Më thoshte shumë nëna ime: “Spartak ki mendjen se je shumë individualist”. Por ai regjim nuk e pranonte individualizmin, e kishte tmerr, duhet të ishe kolektiv. Edhe ajo meqë ishim në filozofinë e tyre më thoshte tërhiqu.

Po ku e vërente nëna këtë, pra në shtëpi në sjellje të vogla?

Spartak Ngjela: Po, ‘Sono io’, jam unë kudo. Nuk e di nga e kisha atë koshiencë, nga më kishte ardhur. Zakonisht kur kam pyetur këtë më thanë, nuk është e fituar, është e transmetuar brez pas brezi. Por nëna nga kjo e kam marrë shumicën sepse rridhte nga një familje e lartë. Gjyshi i saj ka qenë ndër kryeministrat më të fuqishëm të perandorisë osmane, Mustafa Pashe Gjiriti. Dhe kjo e ruante atë. Ne habiteshim se pinim atje në bllok dhe kur vinte im atë te Enver Hoxha, se vinin këta ngaqë ishin njëri ministër dhe ajo zv.ministre. Kur dilte vetëm im atë se përfillte njeri, kur dilte me këtë e përcillnin deri te porta. Edhe ne habiteshim, deri kur morëm vesh historinë. Sepse Enver Hoxha e respektonte shumë hierarkinë e Perandorisë Osmane.

Si i keni patur marrëdhëniet me prindërit. Ju përkëdhelnin?

Spartak Ngjela: Nuk na përkëdhelnin aspak. Mamaja rrinte ftohtë dhe unë kam qenë në një dhomë burgu me tim atë. Ai ishte ministër dhe unë avokat dhe na bashkuan. Ky e kërkoi dhe na bashkuan. E respektonin në burg shumë këtë. Babai e kishte si impresion fyes po të mos më shikonte duke lexuar. Mbetesh injorant thoshte dhe më detyronte. Pastaj neve na shpëtoi televizioni italian dhe na ndihmoi shumë.

Related Posts

Çfarë ndodhi? Laert Vasili shp*rthen keq ndaj moderatorit: Përplasje në studio të thashë t q…

Një moment tepër i tensionuar dhe i papritur ka ndodhur gjatë emisionit “Kojshia Show”, ku aktori i mirënjohur Laert Vasili ishte i ftuar. Situata ka dalë jashtë…

Bora Zemani dhe Donald Veshaj drejt martesës? Çifti flet për planet e së ardhmes

Bora Zemani dhe Donald Veshaj, një nga çiftet më të përfolur të showbiz-it shqiptar, kanë ndarë së fundmi detaje mbi marrëdhënien e tyre dhe planet për të…

“Të dua, të dua”, shqiptarja sheh ‘live’ ekz*kυtimin e burrit në Teksas

Një grua, e identifikuar nga mediat si shqiptare e Kosovës, ishte e pranishme në momentet e fundit të jetës së bashkëshortit të saj në SHBA, duke shpërthyer…

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve

Bordi i transparencës është mbledhur këtë të shtunë dhe ka caktuar çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve. Sipas vendimit të sotëm, datë…

“Kemi patur probleme të mëdha”/ Takimi në Ferma VIP, nëna e Indrit flet hapur për Vanesën

Mbrëmjen e djeshme, Indri u surprizua nga nëna e tij, e cila e priste me një tortë për ditëlindje. Mes emocionesh dhe lotësh, ajo i uroi të…

Rrjeti po zien: Gjesti prezanton këngën e re krah partneres së tij? (Video)

Pas një fushate paralajmërimesh disaditore rreth projekteve të tij të radhës, artisti i njohur Gjesti ka zbuluar më në fund një copëz nga mozaiku i tij i…