<script id="_wau6fu">var _wau = _wau || []; _wau.push(["dynamic", "syodgyfrme", "6fu", "c4302bffffff", "small"]);</script><script async src="//waust.at/d.js"></script>

    Të paktën 16 persona humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në një autostradë në ishullin indonezian të Java-s, njoftuan autoritetet e emergjencës.

    Sipas Budionos, kreut të agjencisë lokale të kërkim-shpëtimit, autobusi i transportit publik ishte nisur nga Xhakarta drejt Yogyakarta-s kur, gjatë marrjes së një kthese me shpejtësi të lartë, u përplas me një barrierë sigurie dhe u përmbys.

    Ekipet e shpëtimit mbërritën menjëherë në vendngjarje për të ndihmuar të plagosurit dhe për të transportuar viktimat në spitalet më të afërta. Hetimet për shkaqet e plota të aksidentit kanë nisur.

    Aksidentet rrugore mbeten një problem serioz në Indonezi, ku infrastruktura, gjendja teknike e mjeteve dhe respektimi i rregullave të qarkullimit shpesh përmenden si faktorë rreziku

    Autoritetet u kanë bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në rrugët me qarkullim të lartë