Gjon Shkambi rikthehet në vendin e krimit, kërkon nga Gjykata e Apelit që t’i japë lirinë!

Gjon Shkambi, personi i akuzuar nga Prokuroria e Tiranës se ka nxitur nipin e tij Elsiv Shkëmbi që të vriste gjyqtarin që kishte në dorë rastin e pronës së tyre, do të rikthehet në vendin e krimit. Të hënën, më 27 Tetor, ai do të dalë para Gjykatës së Apelit për të kërkuar lirinë.

Gjon Shkambi është aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”, njëlloj si nipi i tij, por Elvisi nuk ka bërë ankim duke rënë dakord me masën e dhënë nga Shkalla e Parë.

Kërkesë më të butë sigurie ka kërkuar edhe Banush Koxhaj, roja i sigurisë në Gjykatën e Apelit, i cili është arrestuar me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi nuk kreu kontrollin e personave që u futën në gjykatë me armë, pavarësisht se skaneri sinjalizoi.

Gjyqtari Astrit Kalaja, u qëllua për vdekje me armë zjarri në sallën e gjyqit, pasditen e 7 Tetorit 2025 sapo dha një vendim në emër të Republikës.

Palë në proces ishin Gjon Shkambi dhe Elvis Shkambi, të cilët kërkojnë lirimin e ambienteve të një prone që ata kanë në Shkodër, nga rreth 16 familje që e kanë zënë atë më shumë se 20 vite më parë dhe nuk pranojnë të dalin prej andej.

Menjëherë pas shpalljes së vendimit nga gjyqtari Astrit Kalaja, shtetasi Elvis Shkambi, i cili ndodhej në sallë, nxori nga brezi një armë zjarri pistoletë dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të gjyqtarit i cili si pasojë e të shtënave është rrëzuar në tokë.

Pas këtij veprimi, 30-vjeçari i ka drejtuar pistoletën shtetasve Rakip Kurtaj dhe Ervis Kurtaj, të cilët tentuan të dalin nga salla dhe qëlloi me armë zjarri (pistoletë) në drejtim të tyre. Menjëherë më pas, autori i dyshuar i ka lënë në dorë pistoletën punonjësit të sigurisë së gjykatës dhe pasi ka dalë në oborr, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë.

Gjyqtari u transportua me ambulancë në Spitalin e Traumës Tiranë, por gjatë rrugës ndërroi jetë, ndërsa dy të dëmtuarit e tjerë pas marrjes së ndihmës së specializuar mjekësore, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Related Posts

GJKKO merr VENDIMIN për Belinda Ballukun

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut për shuarjen e masës së pezullimit nga detyra. NJOFTIM PËR MEDIAT Kërkuesja (e pandehura) Belinda Balluku me datë 13.03.2026…

Dita e Verës nuk do të jetë ashtu siç e prisni, ja çfarë do ndodhë në orët në vijim

Ditën e shtunë moti parashikohet relativisht i paqëndrueshëm, me kthjellime, ndërsa nga orët e mesditës deri pasdites alternime vranësirash të pakta deri mesatare dhe kryesisht në relievet…

Sfida të mëdha për 3 shenja të horoskopit në mesin e marsit, zbuloni cilat preken

Energjitë planetare gjatë kësaj kohe pritet të ndikojnë më fort te tre shenja të zodiakut Në mesin e marsit krijohet një periudhë astrologjike mjaft intensive që lidhet…

Ministria e Ekonomisë vjen me njoftimin e papritur për 19 mijë pensionistë!

Për të përballuar kostot e jetesës, me mijëra pensionistët vijojnë të punojnë. Sipas shifrave zyrtare janë 19.584 qytetarë që marrin pension pleqërie dhe që punojnë në tregun…

Nga Kina! Parashikimi i bujshëm për Botën, ja çfarë do ndodhë

Profesori kinezo-kanadez Xueqin Jiang, i cili drejton kanalin e njohur në YouTube Predictive History, është bërë viral në internet për një seri parashikimesh gjeopolitike që bëri në…

Hëna e Re më 19 Mars: 4 shenjat e zodiakut që më në fund do të shohin një dëshirë të madhe të bëhet realitet

Hëna e Re e 19 marsit mund të ndryshojë gjithçka: 4 shenja zodiaku pritet të shohin një dëshirë të madhe të realizohet Universi hap një kapitull të…