<script id="_wau6fu">var _wau = _wau || []; _wau.push(["dynamic", "syodgyfrme", "6fu", "c4302bffffff", "small"]);</script><script async src="//waust.at/d.js"></script>

    Edhe pse gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP Albania nuk arriti të tregonte plotësisht historinë e saj personale, Brikena Selmani vendosi ta ndajë atë gjatë një interviste në Goca dhe Gra.

    E pyetur për tre momentet më të rëndësishme të jetës së saj, ajo foli për sfidat që ka kaluar ndër vite, por zgjodhi të mos ndalej gjatë tek vështirësitë.

    Brikena Selmani tregoi se ka lindur në vitin 2000 dhe se ardhja e saj në jetë ishte një gëzim i madh për familjen.

    Ajo zbuloi gjithashtu se në vitin 2015 u zhvendos në Kosovo për të jetuar me gjyshen e saj.

    “Ndonjëherë dashuria e gjyshërve është më e fortë se ajo e prindërve”, u shpreh ajo.

    Dy vitet që cilësoi si më të rëndësishmet ishin 2025 dhe 2026, periudhë që sipas saj i ndryshoi jetën për shkak të eksperiencës në Big Brother VIP Albania.

    “Ky vit më bëri të futem në Big Brother, ku nuk dola si fituese, por si kryefjalë”, tha Brikena Selmani.