Studimi i fundit: Fragmente ‘Z0MBl’ të C0VlD-19 qëndrojnë në trup me vite. Ja çfarë shkakton?

Edhe pse bota i ka lënë pas kufizimet e pandemisë së koronavirusit dhe jeta është kthyer kryesisht në normalitet, për miliona njerëz pasojat e C0VlD-19 vazhdojnë ende.

Ndërsa zhvillimi i shpejtë i vaksinave shpëtoi jetë dhe përshpejtoi fundin e emergjencës globale, shumë persona u përballën me sëmundje të rënda ose humbën j etën përpara se ndihma të ishte e aksesueshme.

Sot, C0VlD-19 nuk monitorohet më me përditësime ditore, por virusi mbetet aktiv, me mutacione të reja që shkaktojnë shqetësim, veçanërisht gjatë muajve të dimrit. Megjithatë, pasojat më të rënda të pandemisë i përjetojnë pacientët me të ashtuquajturin “C0VlD i gjatë”, të cilët vuajnë prej muajsh apo vitesh nga simptoma si mjegulla e trurit, lodhja ekstreme dhe vështirësitë në frymëmarrje.

Një studim i ri nga Universiteti i Kalifornisë ka hedhur dritë mbi një mekanizëm të mundshëm që shpjegon këto simptoma afatgjata. Sipas studiuesve, fragmente të vogla të koronavirusit, të përshkruara si “zombi”, mund të mbeten në trup edhe pasi infeksioni është zhdukur, duke sulmuar qelizat e sistemit imunitar dhe duke shkaktuar inflamacion të vazhdueshëm.

Inxhinieri industrial Gerard Wong shpjegoi se këto fragmente synojnë forma specifike të membranave qelizore. “Qelizat me struktura të theksuara, si ato në formë ylli ose me shumë zgjatime, shtypen më lehtë”, tha ai, duke përshkruar një proces që deri tani ishte pak i kuptuar.

Edhe pasi trupi e ka eliminuar virusin, qoftë natyrshëm apo përmes vaksinimit, mbetjet e proteinave virale mund të vazhdojnë të qëndrojnë në organizëm. Sipas studiuesve, kjo mund të shpjegojë pse miliona njerëz në mbarë botën përjetojnë efekte të rënda dhe afatgjata pas infektimit.

Shkencëtarët paralajmërojnë se këto fragmente janë veçanërisht të rrezikshme për personat me sistem imunitar të dobësuar. Qelizat që zbulojnë dhe luftojnë infeksionet mund të dëmtohen, duke e bërë trupin më të pambrojtur ndaj sëmundjeve të tjera.

“Viruset bëjnë shumë gjëra që ende nuk i kuptojmë plotësisht. Duam të zbulojmë çfarë roli luajnë këto mbetje, si gjatë sëmundjes ashtu edhe pas saj”, theksoi Wong, duke shtuar se studimi hap një fushë të re kërkimi mbi efektet afatgjata të Covid-19. Hulumtimi vuri në dukje edhe rolin e variantit Omicron. Edhe pse ishte më pak vdekjeprurës, por shumë më ngjitës, Omicron la më shumë fragmente virale në trup sesa variantet e mëparshme.

Biokimistja Yue Zhang nga Universiteti Westlake në Kinë e përshkroi Omicron si një variant me “sjellje misterioze”, që përhapej shpejt pa shkaktuar sëmundje aq të rënda. Sipas saj, fragmentet e këtij varianti ishin më pak shkatërruese për qelizat kryesore imune, duke sugjeruar se sistemi imunitar nuk dëmtohej në të njëjtën masë si me variantet e mëparshme.

Të dhënat e reja rikujtojnë se, pavarësisht kthimit në jetën e përditshme, pandemia nuk ka përfunduar për të gjithë dhe se kërkimi shkencor mbetet thelbësor për të kuptuar dhe trajtuar pasojat afatgjata të Covid-19.

Related Posts

“Ordiner! Të përjashtohet!”/ Ndjekësit shρërthejnë ndaj Ilir Shaqirit pas këtij veprimi kundrejt Moza Ahmetit! (VIDEO)

Një situatë që ka ngjallur reagime të forta dhe indinjatë tek ndjekësit ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e “Ferma VIP”. Ajo që nisi si një shaka…

‘Do themi e gjetëm në rrugë’! Detaje tr*nditëse nga dr*gimi dhe brάktisja nga tre djem e 19-vjeçares shqiptare që hυmbi jetën në Greqi

Argostol, Greqi, 15 prill 2026 – Mediat greke kanë publikuar detaje të reja tro nditëse mbi vd ekjen e 19-vjeçares shqiptare Myrto, e cila u gjet e…

“Janë 7 godina të ndërtuara me të njëjtin material”, shokon inxhinieri: Çfarë do ndodhë me ato?

Inxhinieri elektrik, Azmer Duleviç i ftuar në nje emision televiziv ka folur lidhur me zjarrin e rënë të martën në një pallat tek farmacia 10 në Tiranë….

“Baballarët i nxirrnin fëmijët natën në rrugë dhe vetë…”, prokurorja zbulon detaje tronditëse nga shfrytëzimi

Eles Brahimaj, Rakip Sinani, Mikel Rama dhe Miklovan Gogajt iu dha masa arrest me burg, ndërkohë që 4 zonja, që shoqëronin fëmijët në rrugë u lanë me…

Miri suprizon me deklaratën e tij: Nëse nuk e fitoj unë BBVIP, dua ta fitoj…

Mbrëmja e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP” i është dedikuar një formati të veçantë, ku finalistët e këtij edicioni janë përballur me intervista të drejtpërdrejta…

Tatuazhi i motrës së Mateos bëhet viral në rrjet (Foto)

Vëmendja e publikut ndaj personazheve të njohur dhe familjarëve të tyre shpesh kalon në “mikroskop”, ku nuk shpëton asnjë detaj. Së fundmi, në qendër të ironisë dhe…