24 shkurt 2026 – Gjatë një bisede të zhvilluar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, DJ Gimbo nga Kosova ka rrëfyer për përjetimet e tij personale dhe një tradhti të fundit nga ish-partnerja e tij.
Ai ka treguar se lidhja e fundit e tij përfundoi me zhgënjim, pasi më pas kuptoi se partnerja e tij e kishte tradhtuar me një koleg të tij, gjithashtu DJ. Lajmin e kishte mësuar nga ish-partnerja e DJ-së tjetër, duke shprehur se kishte besuar shumë në marrëdhënien që kishin.
“Kur jemi ndarë, ajo ka bërë shumë pas meje. E ka parë kë e ka humbur,” ka thënë DJ Gimbo.
Gjatë bisedës, ai e ka pyetur edhe Selin Bollatin për përvojat e saj të dashurisë, duke krijuar një atmosferë të qetë, por emocionale. Raporti mes DJ Gimbos dhe Selinit po duket se po forcohet dita-ditës, ndërsa ndjekësit e programit aludojnë se mes tyre mund të lindë diçka më shumë se miqësia.