Aksident tragjik në Tiranë. Ka vd*kur një fëmijë

Një fëmijë ka humbur jetën sot pak para mesdite pasi një makinë e përplasi dhe shoferi u zhduk nga vendngjarja.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë tha se këtë të martë ereth orës 11:20, në rrugën “Kastriotët”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur një shtetas të mitur rreth 7 vjeç.

Drejtuesi i makinës më pas është larguar nga vendi i aksidentit, tha policia.

Si pasojë, i mituri ka marrë plagë të rënda. Në atë gjendje është dërguar në spital ku ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.