Zhdukja e shisheve të verës me vlerë 3 milionë euro të Ergys Agasit, shpërthen Fevziu: E tmerrshme! Si nuk ruhet shtëpia e një personi në KËRKIM? Policia është e shitur

Gazetari Blendi Fevziu e ka konsideruar si skandal dhe si diçka të tmerrshme, zhdukjen e shisheve me vlerë 3 milionë euro nga shtëpia e biznesmenit Ergys Agasi, i cili është shpallur në kërkim nga SPAK për abuzimet me tenderat e AKSHI-t.

Më anë të një video në rrjetet sociale, Fevziu deklaron se edhe pse kishte detyrë që të ruante shtëpinë e Agasit, ky i fundit, sipas tij ka pasur mundësi që të shkojë në shtëpi dhe më pas të marrë verërat me vlerë miliona euro.

Gazetari më tej thotë se është e papranueshme që një personi në kërkim mos t’i ruhet shtëpia, ndërsa më tej hedh akuza ndaj policisë, pasi sipas tij, ose është e shitur, ose është out.

“Nuk e di të qeshësh apo të qash! Kjo histori është, nuk e di. Kisha vendosur që mos ta përdorja Instagramin tim për gjëra politike, duke menduar që politika ishte e gjitha në emision, po kjo ishte skandal sot. Nuk po them për tendera, për çështjen e Ballukut dhe AKSHI-t, si vidhej dhe çfarë bëhej, se me këto merret SPAK-u, por gjëja më e tmerrshme ishte ajo e mbrëshme. Policia merr urdhër të arrestojë një person që është në kërkim nga SPAK-ku, me vendim të GJKKO.

Nuk e gjen Ergys Agasin, por jo vetëm kaq, personi kthehet të nesërmen, ose ai vetë ose çon dikë, dhe merr shishet e verës që kishte lënë në shtëpi. Ja 3 milionë euro thonë mediat, Pra jo vetëm që se kapin personin, por iu merr edhe verën që kishte lënë aty. Tani unë se kuptoj, një person në kërkim dhe mos i ruash shtëpinë, të shohësh kush hynë dhe kush del, dhe të shohësh që ngarkon edhe shishet everës, kjo është të qash ose të qeshësh, nuk e di dmth.

Ose është policia e shitur ose janë komplet out. Kjo është një histori e tmerrshme”, thotë Fevziu në videon e publikuar në rrjetet sociale.

Kujtojmë që koleksioni i verave me vlerë 3 milionë euro, i cili u konstatua nga agjentët e BKH-së, është zhdukur nga shtëpia e Ergys Agasit. Policia ka shpallur në kërkim kushëririt e Agasit, Eno Agasin për zhdukjen e verës

Related Posts

Profil/ Kush janë ministrat e rinj të kabinetit ‘Rama 4’?

Ndryshimet në qeveri, profilet e ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në kabinetin qeveritar, duke vendosur zëvendësime dhe…

‘Për ty është’! Si reaguan banorët kur vunë re zarfin e zi në shtëpi?

Që pas nominimit që Juela bëri në Prime-n e së martës pasi hapi Kutinë e Pandorës, dinamikat kanë qenë të shumta në shtëpinë më të famshme në…

Horoskopi ditor, e premte 27 shkurt 2026

Dashi Planetet janë në anën tuaj dhe dita do të jetë mjaft pozitive. Edhe takimet janë mjaft të favorshme. Pas problemeve të muajve të fundit, tashmë do…

Epstein i ofroi modeles shqiptare avion privat dhe Mercedes 100 mijë € – por ajo që i kërkoi në këmbim do t’ju lërë pa fjalë…

Emri i modeles shqiptare Misse Beqiri është rikthyer në qendër të vëmendjes pasi përmendet në dosjet e lidhura me financierin amerikan Jeffrey Epstein. Raportimet e mediave britanike…

ZIHEN PËRE CIGARET, Marko godet Shëndritin: Këto janë të miat! (Video)

Situata në shtëpinë e Big Brother VIP Albania po shpërbëhet dita-ditës, me tensione që arrijnë kulmin pak para Zarfit të Zi, i cili paralajmëroi mundësinë e anulimit…

Lëvizjet e Ramës në Qeveri, REAGON Berisha

Kryetari i Sali Berisha, udhëheqësi i Partia Demokratike, reagoi përmes një videomesazhi ndaj lëvizjes së fundit të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një përpjekje…