Engjëlli që preku zemrat e shqiptarëve fluturoi në qiell, Rozalinda u shùa në Krishtlindje

Një lajm tejet i trishtë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania mbrëmjen e 25 dhjetorit. Rozalinda, vajza e re që për muaj me radhë preku zemrat e mijëra shqiptarëve me betejën e saj të jashtëzakonshme për jetën, fatkeqësisht nuk ia doli dhe u nda nga jeta në ditën e Krishtlindjes.

Lajmi i dhimbshëm u bë i ditur në rrjetet sociale nga miku i saj i ngushtë, Adi, i cili ka qenë pranë Rozalindës gjatë gjithë këtij rrugëtimi të vështirë, duke u bërë zëri i saj në momentet kur ajo nuk mundej të fliste. Rozalinda ishte vetëm 23 vjeçe.

Historia e saj u bë publike për herë të parë në muajin shkurt, kur JOQ Albania publikoi apelin prekës për ndihmë. Pas një vizite rutinë mjekësore, ajo u diagnostikua me neurofibromatozë, një sëmundje e rrallë dhe e rëndë, e cila i kishte shkaktuar 18 tu more në trup, dy prej tyre në kokë.

Falë solidaritetit të jashtëzakonshëm të shqiptarëve, brenda 24 orësh u mblodh shuma e nevojshme për trajtimin e saj jashtë vendit. Rozalinda u nis për ndërhyrje kirurgjikale në Spanjë, por operacioni nuk shkoi siç pritej. Prekja e njërit prej tu moreve i shkaktoi paralizë totale, duke e lënë të palëvizshme.

Megjithëse trupi nuk i bindej më, sytë e Rozalindës vazhdonin të rrezatonin një dëshirë të pashoqe për të jetuar, duke u kthyer në një frymëzim të heshtur për të gjithë ata që e ndoqën historinë e saj.

Në muajt që pasuan, nëna e saj, Bruna, dhe miqtë e afërt iu drejtuan sërish shqiptarëve për ndihmë, këtë herë për fizioterapi dhe trajtime jetike. Edhe atëherë, mbështetja nuk mungoi. Rozalinda iu nënshtrua ndërhyrjeve të tjera në Athinë dhe më pas në Gjermani, duke fituar disa beteja të rëndësishme që ringjallën shpresën.

Në shtator, nëna e saj falënderonte me lot në sy çdo shqiptar që ishte bërë pjesë e kësaj lu fte, duke njoftuar se Rozalinda kishte dalë me sukses nga një ndër operacionet më të vështira.

Por beteja e saj ishte tepër e pabarabartë. Pavarësisht sakrificave, dhimbjes, durimit dhe forcës mbinjerëzore që tregoi deri në fund, Rozalinda u shua mbrëmjen e 25 dhjetorit. Në një ditë që për shumëkënd është festë, për familjen e saj ajo u kthye në një dhimbje të përjetshme.

JOQ Albania shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që u lutën dhe kontribuuan për Rozalindën. Historia e saj do të mbetet një dëshmi e fortë e guximit, dinjitetit dhe solidaritetit njerëzor, por edhe një kujtesë e dhimbshme se jo çdo betejë fitohet, edhe kur luftohet me gjithë shpirt.

Lamtumirë Rozalinda, luftëtarja që na mësoi si luftohet deri në frymën e fundit. Shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë emrin tënd.

U prehsh në paqe, Rozalinda

Related Posts

V(r)au me thikë bashkëmoshatarin/ Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq 15-vjeçarin dhe familjarët e tij

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim adoleshentin Enedio Guri, i cili më 14…

Nafta vetëm rritet! Ja sa shkoi sot?

Gjatë ditës së sotme është vërejtur një rritje e ndjeshme e çmimit të naftës në tregun vendas, me një shtim prej rreth 10–14 lekësh për litër. Në…

Lajm urgjent! Kompania e njohur ajrore anullon mijëra fluturime

Një tjetër linjë ajrore po anulon fluturimet për shkak të çmimeve të larta të karburantit. Kompania ajrore “Scandinavian Airlines” njoftoi se do të anulojë 1,000 fluturime për…

Shqiptarja që po bën histori në Microsoft, Drena Kusari merr post drejtues

Një shqiptare është emëruar në një nga postet më të larta në Microsoft. Ajo është Drena Kusari, eksperte në industrinë globale të teknologjisë. Ky lajm është bërë…

Fundi i durimit saudit: Riadi paralajmëron sulme ushtarake ndaj Iranit pas goditjeve me raketa balistike

Arabia Saudite ka njoftuar se pas sulmeve iraniane gjatë natës, “edhe ai pak besim që ekzistonte më parë është shkatërruar plotësisht”. “Arabia Saudite ruan të drejtën të…

Debat mes Selin dhe Juelës, banorja: Të mban erë goja, qëndro larg meje (Video)

Një debat i ashpër ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother, duke vënë përballë Selin dhe Juelen në një përplasje të fortë verbale. Gjatë diskutimit, tensionet mes…