Viti i ri 2026 festohet me spektakël në mbarë Shqipërinë

Viti 2026 ka trokitur në Shqipëri mes një atmosfere festive dhe entuziazmi të jashtëzakonshëm, teksa qytetet në mbarë vendin u përfshinë nga dritat shumëngjyrëshe të fishekzjarrëve që ndriçuan qiellin në çastin e ndërrimit të viteve.

Në kryeqytet, mijëra qytetarë, duke përfituar nga temperaturat relativisht të larta për këtë periudhë dimri, u mblodhën në sheshin “Skënderbej” për të pritur Vitin e Ri. 2026-a u mirëprit me një spektakël fishekzjarrësh të organizuar nga Bashkia e Tiranës, i shoqëruar nga një koncert festiv ku u ngjitën në skenë disa nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, duke krijuar një atmosferë elektrizuese deri në sekondat e para të vitit të ri.

Festimet nuk u kufizuan vetëm në kryeqytet. Qielli u ndez nga fishekzjarrët edhe në Elbasan, Durrës, Vlorë, Shkodër, Korçë, Gjirokastër dhe në dhjetëra qytete të tjera të Shqipërisë, ku qytetarët festuan në sheshe, rrugë dhe ambiente familjare, duke ndarë momente gëzimi dhe shprese për vitin që sapo nisi.

Shfaqjet e fishekzjarrëve, që zgjatën nga 10 deri në 15 minuta, e bënë këtë natë të paharrueshme, ndërsa Policia e Shtetit ishte në gatishmëri të plotë për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë kremtimeve. Viti i Ri mbetet një nga festat më tradicionale për shqiptarët, një moment që bashkon familjarë, miq dhe shokë rreth tryezës dhe urimeve për një vit më të mbarë.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve Noa.al u uron të gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen: Gëzuar Vitin e Ri 2026!

Related Posts

E rëndë/ U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari (EMRI)

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 20-vjeçari Kristjan Kola, i cili u aksidentua më 6 mars në aksin Rrile-Shënkoll. I riu, nga fshati Tale, nuk mundi…

Shuhet aktori i njohur!

Aktori dhe shkrimtari britanik Stephen Hibbert, i njohur për rolin e tij si The Gimp në filmin kult “Pulp Fiction”, është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare….

Vendimi për Gjestin trondit rrjetin! Reagime të forta pas masës së dhënë nga gjykata

Është marrë vendimi nga gjykata për Gjestin, një zhvillim që ka shkaktuar menjëherë reagime të shumta në rrjetet sociale dhe në media. Sipas raportimeve të fundit, ndaj…

Yll e bukur/ Zhduket 21-vjeçarja, dyshohet se… (FOTO)

Një 21-vjeçare është zhdukur prej disa ditësh në zonën e Foggias në Itali, ndërsa hetimet e autoriteteve po përqendrohen edhe te pista e prostitucionit dhe te personat…

“Ju jeni askushi, po të iki unë PS shkon për lesh”/ Rama kërcënime dhe ofendime në Kryesi, zbardhen diskutimet

Në mbledhjen e Kryesisë, Rama ka shpërthyer në akuza të forta ndaj Spiropalit, Blendi Klosit dhe shumë prej anëtarëve të tjerë… Edi Rama ka pasur një makth…

Plas sherri mes Ramës dhe gazetares në konferencë. Rama bënë të pabërën, shokohen të gjithë

Një moment i pazakontë u regjistrua gjatë konferencës për mediat të kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi të ndërpresë për rreth pesë minuta komunikimin me gazetarët pas…