Plan i rëndë kriminal në Vlorë: Dy automjete gati për skenarin, zbulohet dhe lëndë djegëse si pjesë e aksionit

VLORË – Një operacion i thelluar hetimor i Policisë së Vlorës ka çuar në parandalimin e një ngjarjeje shumë të rëndë, e cila dyshohet se ishte në fazë përgatitjeje.

Pas informacioneve operative dhe kontrolleve të shpejta në terren, janë zbuluar dhe sekuestruar dy automjete të dyshuara të vjedhura, si edhe lëndë djegëse, të fshehura në një zonë rurale të qytetit.

Sipas burimeve zyrtare, të dielën më 8 shkurt 2026, strukturat e hetimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në disa akse rrugore dhe në territorin e fshatit Babicë e Madhe, pasi dyshohej se dy automjete po përdoreshin për realizimin e një akti kriminal të rëndë.

Gjatë kontrolleve, në një sipërfaqe ullishteje në Babicë e Madhe, shërbimet e Policisë kanë konstatuar të fshehura dy automjete me targa të huaja, konkretisht një “Nissan” dhe një “Audi Q5”, si dhe tre bidona me lëndë djegëse (benzinë).

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se mjetet dhe materialet e gjetura do të përdoreshin për një ngjarje shumë serioze, ndaj ndërhyrja e Policisë ka qenë vendimtare për parandalimin e saj. Automjetet dhe provat e tjera materiale janë sekuestruar dhe po i nënshtrohen ekzaminimeve shkencore.

Grupi i posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe për identifikimin e personave të përfshirë në këtë plan kriminal.

Related Posts

Ngjarje e rëndë, 3 persona të vdekur brenda një banese, dy prej tyre fëmijë! Detajet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë ditën e sotme (16 prill). Një zjarr përfshiu një banesë në Malishevë, ku ndodheshin anëtarët e një familjeje sipas…

“O do ndryshoni, o do ju detyrojnë”, nesër Hënën e Re te Dashi, paralajmërimi i fortë i Meri Gjinit

Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për pjesën e dytë të javës në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe…

Autobusi bie në përrua dhe përfshihet nga flakët, 14 v iktima dhe 29 të p lagosur (VIDEO)

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe 29 të tjerë janë plagosur pas një aksidenti tragjik në jug të Ekuadori. Ngjarja ndodhi të mërkurën pranë zonës…

Aksident i rëndë në Friuli, kamioni përplaset me furgonin frigoriferik, v des shoferi italian, plagoset rëndë ai shqiptar!

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak orë më parë në Friuli të Italisë, me bilanc një të vdekur dhe një të plagosur. I plagosuri është një…

Sapo u njoftua! Dalin pensionet e moshës dhe kontribuuese, ja kush përfiton

Ministria për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare ka njoftuar të gjithë pensionistët se sot është bërë alokimi i pensioneve për pensionistët e moshës dhe atyre…

Paralajmërimi i Idajet Beqirit: Sali Berisha rrezikon të e kstradohet në SHBA, Drejtësia ka zbuluar se ai

Avokati i njohur, Idajet Beqiri ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Gjatë një interviste televizive për “Abc News”, ai foli për…