Pozuan para k*nabisit me vlerë 1 milion paund, çfarë vendosi gjykata për tre shqiptarë

Tre shtetas shqiptarë janë dënuar me një total prej 8 vitesh e 6 muaj burgim në Mbretërinë e Bashkuar, pasi u shpallën fajtorë për përfshirje në një aktivitet të gjerë të kultivimit të k*nabisit.

Të dënuarit janë Indrid Hysenbelli, 26 vjeç, Xhoi Kasaj, 30 vjeç dhe Romeo Toska, 26 vjeç, të cilët u arrestuan gjatë një operacioni policor në veriperëndim të Anglisë në qershor të vitit të kaluar.

Sipas autoriteteve britanike, gjatë kontrollit në një njësi industriale në Oldham, në adresën “Bilsley Street”, u zbuluan 889 bimë k*nabisi, me një vlerë të përllogaritur rreth 986,800 paund.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu materiale fotografike ku të pandeh*urit shfaqeshin pranë sasisë së lëndës n*rkotike të sekuestruar.

Gjykata e Kurorës në Minshull Street i shpalli fajtorë për prodhimin e drogës së klasit B dhe caktoi dënime individuale: Hysembelli me 3 vite e 7 muaj burg, Toska me 2 vite e 8 muaj dhe Kasaj me 2 vite e 3 muaj.

Autoritetet britanike vijojnë goditjet ndaj rrjeteve kriminale të përfshira në kultivimin dhe shpërndarjen e kanabisit në ambiente të mbyllura industriale.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Related Posts

Mjaftojnë vetëm 5 minuta shi që Fieri të marrë pamjen e “Venecias”

Reshje të shkurtra shiu, kanë mjaftuar për të krijuar probleme serioze përmbytjesh në disa zona të Fier. Sipas denoncimeve të qytetarëve, rrugë të tëra janë mbuluar nga…

5-vjeçarja νarroset për së gjaIIi në një νarr çimentoje nga nëna dhe njerku

Një ngjarje e rëndë ka tr*nditur opinionin publik në Brazil, ku një 5-vjeçare, Maria Clara Aguirre Lisboa, është gjetur e pajetë e v*rrosur në një gropë të…

NGA VENDI/ Avionë luftarak shqetësojnë qytetarët

Një situatë e pazakontë ka shqetësuar ditën e sotme qytetarët e Lushnjë, të cilët kanë kontaktuar redaksinë tonë duke raportuar për praninë e disa avionëve ushtarakë që…

U shërua nga sëmundja e rëndë, Saimir Vishaj divorcohet nga bashkëshortja: Iku me vrap, më braktisi, tani kam ngelur duke

Saimir Vishaj ka bërë një postim emocionues në rrjetet sociale ku tregon se sot është “De Juro” i divorcuar nga bashkëshortja. Avokati i njohur që arriti të…

Qeveria dhe bosët e naftës ndryshojnë sërish çmimin e naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa më shtrenjtë do të shiten nga sot Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja të…

‘Berishë frikacaku!’ I refuzuan kandidimin, reagon Alesia Balliu: Nuk do e gëzosh atë parti!

Tiranë, 30 prill 2026 – Alesia Balliu ka reaguar publikisht pasi, sipas saj, i është refuzuar kërkesa për të kandiduar për kryetare të Partisë Demokratike. Përmes një postimi…