‘Përpara, përpara…’! Sulmi me m*Iotov gjatë protestës së opozitës, I*ndohen 4 punonjës policie, 3 transportohen në spital. Video

Tiranë, 10 shkurt 2026 – 3 punonjës policie u transportuan për në spital gjatë sulmit me bomba molotov, lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta nga disa protestues në protestën para Kryeministrisë.

Ata u transportuan për ndihmë mjekësore, pasi pësojnë djegie dhe dëmtime fizike, ndërsa një punonjës tjetër ka pësuar lëndime më të lehta. Forcat e rendit ndërhynë për të mbajtur nën kontroll situatën dhe për të parandaluar depërtimin e protestuesve drejt godinave qeveritare.

Deputetët e Partisë Demokratike, të pranishëm mes protestuesve, bënë apel për të shmangur përshkallëzimin e dhunës dhe për të ruajtur rendin publik. Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar përgjegjësit dhe masat e nevojshme për sigurinë.