Banorja tregon si e gjeti të “larë” efektivin e Shqiponjave

Një operacion policor i zhvilluar në orët e para të mëngjesit në fshatin Kërçisht, Maqellarë, përfundoi me plagosjen e një efektivi të forcave të “Shqiponjave”, si dhe me arrestimin e një personi me rrezikshmëri të lartë.

Gentjan Meda, mbeti i lënduar gjatë ndërhyrjes për arrestimin e 35-vjeçarit Klodian Llomi (i njohur edhe si Mazari), një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar nga Gjykata e Apelit në Romë me 6 vite, 7 muaj e 2 ditë burg për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Një banore e zonës, ndër të parat që ka parë efektivin e plagosur, ka rrëfyer momentet e para pas ngjarjes.

“Tha ‘vdiqa bre’… më erdhi gjynah. E shikon ku janë tullat? Aty ishte shtrirë. Ishte i gjakosur. Mund të kenë rënë më herët, por ne s’kemi dëgjuar gjë. Duhet të ketë qenë rreth orës 6 të mëngjesit.”, shprehet ajo.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë murin rrethues të banesës dhe zonën ku efektivi ka rënë, ndërsa operacioni vijoi me arrestimin e 35-vjeçarit, i cili tashmë pritet të përballet me procedurat për vuajtjen e dënimit të mbetur.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Dibrës, forcat e ndërhyrjes hynë në banesën trekatëshe të të kërkuarit për të bërë të mundur arrestimin e tij. Gjatë operacionit, efektivi Meda u rrëzua aksidentalisht nga muri rrethues i banesës, duke pësuar dëmtime në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit.

Fillimisht mori ndihmën e parë në Qendrën Shëndetësore të Maqellarës, më pas u transportua drejt spitalit të Peshkopisë dhe më tej me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar. Fatmirësisht, burime zyrtare bëjnë me dije se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Raportimet e para nga zona ngritën dyshime se efektivi mund të ishte shtyrë gjatë përplasjes me të shumëkërkuarin, madje u fol edhe për përdorim të armëve të zjarrit, pasi banorët raportuan se kishin dëgjuar krisma. Megjithatë, kjo pistë u hodh poshtë nga Policia, e cila sqaroi se bëhej fjalë për një rrëzim aksidental gjatë operacionit.“Ndërkohë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, një punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, inspektor G.M., gjatë kapjes së personit në kërkim është rrëzuar nga një mur rrethues, duke pësuar dëmtime trupore”, tha policia më herët, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Ekskluzive/ Gimbo i përlotur, Selin habit me deklaratën e fortë pas fitores (Video)

Momente emocionale janë shënuar menjëherë pas finales së Big Brother VIP Albania, ku protagonistët kryesorë kanë ndarë ndjesitë e tyre të para. Gjatë një interviste për Top…

Reagon Miri, ja çfarë thotë për Selinën pasi ajo u shpall fituese e BBVA5

Finalisti i Big Brother VIP 5, Miri, ka folur për herë të parë në Top Channel pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Gjatë intervistës,…

“Nuk do të jem më i mirë!” – Trump kërcënon Iranin: Nëse s’pranoni marrëveshje

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kërcënuar sërish Iranin, në vazxhdën e zhvillimeve të fundit, teksa Teherani mbylli sërish Ngushticën e Hormuzit. Në një postim në Truth…

Lajm i madh për shqiptarët! Drejtori i Policisë firmos urdhërin, nuk do ndaloheni më rrugëve me makinë, por vetëm kur

Një nga urdhrat e parë që ka firmosur drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Skënder Hita, për riorganizimin e punës së uniformave blu, ka qenë heqja…

Dalin detajet e para nga termeti qe ra kete te diele

Greqia është tronditur nga një tërmet këtë të dielë. Sipas të dhënave paraprake, lëkundjet sizmike kishin një magnitudë prej 4.6 ballë të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit…

PLAS keq në “Ferma Vip 3”, Klodi KË*CËNON Ermionën. Kërkohet përjashtimi i tij

Një debat i ashpër ka ndodhur së fundmi në “Ferma Vip 3” ku konkurrenti Klodi Dedja ka kërcënuar me jetë Ermiona Lekbellon. Gjatë debatit me tone të…