<script id="_wau6fu">var _wau = _wau || []; _wau.push(["dynamic", "syodgyfrme", "6fu", "c4302bffffff", "small"]);</script><script async src="//waust.at/d.js"></script>

    Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ka bojkotuar këtë të enjte mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, që u zhvillua para seancës plenare të Kuvendit. Mësohet se ky veprim vjen pasi kryetari i PS, Edi Rama, vendosi ta shkarkojë nga posti ministror dhe ta largojë edhe nga Komisioni i Jashtëm.

    Sipas burimeve, bojkotimi i mbledhjes shihet si një shenjë pakënaqësie nga ana e Spiropalit ndaj vendimeve të marra nga kreu i qeverisë. Në qarqet politike thuhet se Rama zgjodhi të mos i japë asnjë rol të ri Spiropalit, as në qeveri dhe as në komisionet parlamentare që drejtohen nga socialistët.

    Mbledhja e grupit të PS u zhvillua në prag të seancës plenare ku pritet të diskutohet çështja e imunitetit të deputetes Belinda Balluku. Krahas Spiropalit, në mbledhje nuk ishte i pranishëm as deputeti socialist Fatmir Xhafaj. JOQ