Në Big u prezantua ndryshe/ Zbulohet mosha e vërtetë e Londrimit

Londrimi, fituesi i edicionit të fundit të “Big Brother VIP Kosova”, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë edhe pas përfundimit të spektaklit.

Së fundmi, ai ka qenë i ftuar në emisionin e njohur të Meriton Mjekiqit, ku ka zbuluar një prapaskenë mjaft komike nga rrugëtimi i tij në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Gjatë bisedës në studio, Meritoni e ka pyetur drejtpërdrejt për moshën e tij të vërtetë. Me plot humor, Londrimi ka rrëfyer se për një kohë shumë të gjatë brenda shtëpisë, ai kishte vendosur të luante një “rreng” të vogël me ish-banorët e tjerë.

Sa herë që e pyesnin për moshën, ai u përgjigjej me bindje të plotë se ishte 29 vjeç, dhe të gjithë e kishin besuar këtë version deri vonë në lojë. Por, e vërteta është krejt ndryshe! Vetë Londrimi ka pranuar publikisht se në fakt është vetëm 25 vjeç.

Ky detaj ka shkaktuar të qeshura në studio, duke treguar edhe një herë natyrën e tij sportive dhe mënyrën se si ka zgjedhur të bëjë shaka me banorët gjatë bashkëjetesës së tyre,

Related Posts

E TURPSHME! Vajza e komandant Telit: Shteti po na i merr pronat e familjes (VIDEO)

Një denoncim i rëndë është bërë publik në emisionin “Stop”, ku familja e të ndjerit Lefter Koxhaj, të njohur me nofkën, Komandant Teli, pretendon se u është…

FOTOLAJM/ Berisha akuzoi policinë se përdori heIm kundër arinjve, ja spraji me piper me të cilën u qëlluan protestuesit

Mediat kanë siguara një foto që tregon sprajin e përdorur nga policia ditën e djeshme gjatë përplasjeve me protestuesit e opozitës, përballë Kryeministrisë dhe pranë parlamentit. Kreu…

BBVip Albania 5 E Fiton SELIN

“Çdo gjë ua dedikoj prindërve”/ Selin surprizohet me një mesazh nga babai i saj në finale: Më kanë dhënë gjënë më të shtrenjtë, kohën

Selin përjetoi një moment tepër emocionues në sallën e Liceut Artistik në Tiranë. Pas një performance mahnitëse baleti, banorja mori një mesazh të veçantë nga babai i…

Lajm i keq për mërgimtarët që jetojnë Zvicër

Edhe tregu i financimit të banesave njohu rritje të ndjeshme në gjysmën e dytë të vitit 2025. Pjesa e financimeve të reja arriti në 47%, niveli më…

“Nga mësues muzike në kutinë e zezë të krimit – A është Neritan Nallbati “Tano Karidi” i call- center-eve në Shqipëri?”

Drejtori i Policisë Kriminale, Neritan Nallbati; mbrojtësi i call-center-ave mashtruese dhe i rrugëve të kokainës, ka mbijetuar në detyrë për tre dekada, pavarësisht përjashtimit për lidhje me…