O Zot, si ka mundur? Vajza që humbi në moshën 13-vjeçare gjendet e gjaIIë pas 3 dekadash!

Një vajzë që u zhduk pa lënë gjurmë 32 vite më parë në një qytet të vogël në Arizona është gjetur e gjallë, duke zgjidhur një nga rastet më të vjetra të pazbardhura. Christina Marie Plante, tashmë 44 vjeç, u identifikua këtë javë nga autoritetet, duke i dhënë fund një çështjeje që kishte mbetur e hapur për dekada.

Ajo ishte parë për herë të fundit në moshën 13-vjeçare, më 15 maj 1994, teksa largohej nga shtëpia e saj në Star Valley për t’u drejtuar drejt stallës së kuajve. Që nga ai moment, ajo “u zhduk pa gjurmë”, shkruan The Sun. Zhdukja e saj u klasifikua si rrethanë e rrezikshme dhe e dyshimtë, duke nxitur një operacion të gjerë kërkimi nga policia, vullnetarët dhe komuniteti lokal. Megjithatë, për vite me radhë nuk u arrit asnjë gjurmë konkrete dhe rasti u konsiderua si “cold case”.

Rasti u rihap nga zyra e sherifit të qarkut Gila, e cila përmes përdorimit të teknologjisë moderne dhe teknikave të reja hetimore arriti një përparim vendimtar.

Pas më shumë se tre dekadash, autoritetet konfirmuan se Plante është gjetur e gjallë dhe identiteti i saj është verifikuar zyrtarisht. Për arsye privatësie dhe mirëqenieje, detaje të tjera mbi rastin nuk janë bërë publike.

Autoritetet theksojnë se mbeten të angazhuara për zbardhjen e rasteve të tjera të pazgjidhura dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të kontribuojnë me çdo informacion të mundshëm

Related Posts

PërpIasje e fortë në gjysmëfinalen e Big Brother VIP, Miri dhe Mateo në debat të ashpër mes tyre

Tensionet në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania kanë arritur kulmin, teksa dy prej banorëve, Miri dhe Mateo, janë përfshirë në një debat të ashpër gjatë spektaklit…

‘Uroj sa më pak makutëri’! Me kë e ka Spiropali në mesazhin për Pashkët!

Deputetja e Partia Socialiste e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka përcjellë një mesazh urimi në prag të Pashkës Ortodokse, duke theksuar nevojën për më shumë mirëkuptim dhe më…

Debat i ashpër në “Big Brother VIP”, Selin dhe Mateo përpIasen për finalen

Tensionet në Big Brother VIP Albania kanë vijuar edhe mes banorëve Selin dhe Mateo, të cilët janë përfshirë në një debat të fortë mbi meritën për finalen…

Transgjinorja poston shqiptarin: Ky çuni me syze më ngacmoi!

Një video e postuar në Instagram nga një vajzë transgjinore me origjinë aziatike, e cila ndodhet në Tirana, është bërë virale në rrjetet sociale dhe ka tërhequr…

“Largohu pak nga gruaja”, slogani që i solli ushtrisë mijëra aplikime në pak ditë

Një slogan sa i pazakontë aq edhe viral ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka sjellë rezultate rekord për ushtrinë e Tajlandës. Me mesazhin provokues “Take a…

HOROSKOPI për JAVËN e ardhshme (13-19 prill 2026)! – Parashikimi dhe renditja e 12 shenjave sipas FATIT

Ja çfarë kanë rezervuar yjet për javën e ardhshme: Dashi dhe Shigjetari kryesojnë renditjen e 12 shenjave të zodiakut sipas fatit nga 13 deri më 19 prill…