VENDIMI I PLOTË | Erion Veliaj dërgohet në qelitë e burgut të Durrësit, e shoqja rifiton lirinë. Masat e sigurisë dhe për 6 biznesmenët

GJKKO LË NË FUQI MASËN “ARREST ME BURG” PËR KRYEBASHKIAKUN ERION VELIAJ, NDËRSA AJOLA XOXA NË “DETYRIM PARAQITJE” DHE “NDALIM DALJE JASHTË SHTETIT”

Pas një seance gjyqësore prej 6 orësh, ditën e sotme, gjyqtari Erion Bani ka dhënë vendimin për masën e sigurisë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. GJKKO ka lënë në fuqi masën e “arrestit me burg” për Veliajn, duke rrëzuar kërkesën e avokatëve të tij për një masë më të butë.

Për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, duke e kufizuar lirinë e saj për të lëvizur jashtë vendit.

Ndërkohë, për 5 biznesmenët e akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, janë caktuar masat e mëposhtme:

“Arrest me burg” për Elman Abule

“Detyrim paraqitje” për Gentian Sula

“Detyrim paraqitje” për Meriman Kalushi

“Detyrim paraqitje” për Fatmir Bekteshi

“Detyrim paraqitje” për Shkëlqim Fusha

Gjatë seancës, avokatët mbrojtës të Erion Veliajt tentuan të ofrojnë garanci pasurore për të, si një alternativë ndaj masës së arrestit me burg, ndërsa për Ajola Xoxën kërkuan një masë më të lehtë sigurie, duke sugjeruar “detyrim paraqitje”. Megjithatë, gjykata nuk i mori parasysh këto kërkesa dhe la në fuqi vendimet e dhëna më herët.

Ky vendim i GJKKO-së vjen në një moment delikat politik dhe mund të ketë ndikime të rëndësishme në vijim.

VENDIMI I SHPALLUR ZYRTARISHT

1. Kërkuesi: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 11.02.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt:

“1. Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit dhe nevojat e sigurimit personal të vendosur për personat nën hetim Erion Vliaj, Ajola Xoxa, Elman Abule, Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi dhe Shkëlqim Fusha me vendimin Nr. 7 Akti, datë 09.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;

2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit me karakter shtrëngues të vendosur ndaj këtyre shtetasve”.

3. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112, 248 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 14, datë 12.02.2025, vendosi:

1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Erion Veliaj me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

2. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” caktuar ndaj personit nën hetim Ajola Xoxa me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga nenet 233 dhe 234 i K.Pr.Penale.

3. Urdhërohet personi nën hetim Ajola Xoxa që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të tretë të çdo muaj, ora 11:00.

4. Urdhërohet personi nën hetim Ajola Xoxa të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës, në referim të nenit 233 pika 1 të K.Pr.Penale “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

5. Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe dokumenteve të tjerë identifikues të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për personin nën hetim Ajola Xoxa.

6. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Elman Abule me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

7. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Gentjan Sula me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:

8. Urdhërohet personi nën hetim Gentjan Sula që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, Z. R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të katërt të çdo muaj, ora 14:00.

9. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Meriman Palushi me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:

10. Urdhërohet personi nën hetim Meriman Palushi që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, Z. R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të katërt të çdo muaj, ora 14:30.

11. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Fatmir Bektashi me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:

12. Urdhërohet personi nën hetim Fatmir Bektashi që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, Z. R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të tretë të çdo muaj, ora 11:15.

13. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Shkëlqim Fusha me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:

14. Urdhërohet personi nën hetim Shkëlqim Fusha që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, R.N dhe B.K, të Enjten e parë dhe të katërt të çdo muaj, ora 14:30.

15. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

16. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Related Posts

Një veprim që u tall nga disa – si e vogel dhuroi kursimet e saj, sot ajo qesh e fundit me miliona

Historia e Juliette Lamour është një nga ato rrëfime të rralla që të bëjnë të besosh se universi nuk harron kurrë mirësinë. Kur ishte vetëm pesë vjeçe,…

Si dy pika uji! Njihuni me mamanë e Selinit, nuk do e besoni dot sa e re që duket ajo

Selin Bollati është një nga banoret që po krijon dinamika të forta në “Big Brother VIP Albania 5”, por vëmendja së fundmi është zhvendosur tek jeta e…

Leku letër për këto 3 shenja! Xhepat do ju mbushen dhe fati do ju hapet këtë JAVE

Disa shenja të horoskopit janë në mes të favorit financiar këtë javë, pasi lëvizjet planetare sjellin mundësi të reja, vendime të zgjuara dhe perspektiva të freskëta. Nga…

“Ndaloni mjaltin në temperature të lartë”, nutricionistja shqiptare: Ja çfarë ndodh

Mjalti nuk rekomandohet në temperaturë të lartë dhe në moshë të vogël. Kështu u shpreh nutricionistja Adelajda Gjonaj në Dita Jonë në A2 CNN, duke folur për…

U shtrua me urgjencë në spital! Vjen lajmi i madh për Alfred Moisiun, ja çfarë po i ndodh sot (Foto)

Presidenti Alfred Moisiu raportohet se ka kaluar me sukses problemet e fundit shëndetësore dhe është rikthyer në shtëpinë e tij. Rreth pesë ditë më parë, ai u…

Lajm i fundit/ Arrestohet biznesmeni i njohur në Tiranë

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është arrestuar Gjergji Fela, 50 vjeç, nën akuzën për krijimin e një…