Aksident fatal në aksin Durrës–Rrogozhinë, humb jetën një 72-vjeçar
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mëngjesin e së hënës, më 9 shkurt 2026, rreth orës 09:30, në aksin rrugor Durrës–Rrogozhinë.
Sipas informacionit zyrtar, një automjet me drejtues shtetasin M. I. ka përplasur një këmbësor, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve procedurale.
Fillimisht, policia vijoi punën për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit. Nga hetimet e mëtejshme, u bë i mundur identifikimi i këmbësorit, shtetasi E. Gj., 72 vjeç.
Materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.