“Kam frikë të fle në shtëpinë time… Tavani po më bie në kokë! Jetoj e vetme!”

Një apel rrëqethës ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një 63-vjeçare që jeton e vetme në Tiranë. Bëhet fjalë për zonjën Merita Rushiti, e cila thotë se ndodhet në kushte tejet të vështira jetese dhe i rrezikohet jeta çdo ditë brenda banesës së saj.

Në videon e dërguar në redaksi, zonja Rushiti rrëfen se brenda tre muajve ka humbur dy vëllezërit e saj dhe sot jeton e vetme, pa asnjë përkrahje. Ajo thekson se nuk përfiton as pension, as asistencë dhe as ndihmë ekonomike.

Pamjet nga banesa janë tronditëse. Pjesë të tavanit duken të shembura, ndërsa sipas saj në disa ambiente uji pikon pranë instalimeve elektrike. Ajo shprehet se kalon netët pa gjumë, me frikën se mund të bjerë zjarr nga shkëndijat elektrike apo se trarët dhe betoni mund t’i bien mbi kokë.

“Kam frikë të rri në shtëpinë time. Kam frikë të fle. Edhe në tualet kam frikë të hyj, sepse para disa ditësh ra një pjesë e tavanit dhe desh u mbyta e vetme në shtëpi,” – shprehet ajo në video.

Sipas saj, gjendja e banesës është përkeqësuar që pas tërmetit të vitit 2019 dhe deri më sot nuk ka pasur mundësi financiare për ta rikonstruktuar. Për të siguruar ushqimin, ajo thotë se ndihmohet herë pas here nga banorët e zonës.

Zonja Merita Rushiti jeton në këtë adresë:

Njësia Bashkiake nr. 4 Rruga “Aleksandër Moisiu” Pallati nr. 10, Shkalla 1, Apartamenti 6

Numri i kontaktit: +355 68 470 3142

Ajo nuk ka fëmijë dhe jeton e vetme.

JOQ Albania bën thirrje për institucionet përkatëse që të verifikojnë sa më parë rastin dhe të marrin masa për sigurinë e saj, si dhe për këdo që ka mundësi ta ndihmojë këtë zonjë që po jeton mes frikës dhe pasigurisë në shtëpinë e saj.

Çdo ndihmë, sado e vogël, mund të bëjë diferencë për jetën e saj.

Related Posts

🔅- H0T BRlDE 5-🔅

Je 60 vjeçe dhe më sjell dashnoret ne shtepi, djali tr*ndit mamanë: Me thonë djali i k*rvës

Akuza të rënda kanë përfshirë rubrikën e “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Gjatë lidhjes telefonike në studio mes Nertilit, djalit të Dritës…

“800 veta e kërkuan maleve…”, mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija

Një nga misteret më të mëdha të Shqipërisë në 25 vitet e para të shekullit XXI, zhdukja e 6-vjeçares Bleona Mata më 22 maj 2010 në fshatin…

‘Gjëegjëza e psikopatit’: A guxoni të zgjidhni gjëegjëzën që do të zbulojë shumë për karakterin tuaj?

Dhe tani kemi ardhur te famëkeqja “Gjëgjëza e psikopatit”, e cila, sipas ekspertëve, do të zbulojë shumë për karakterin tuaj dhe atë që jeni në gjendje (mos)…

ZJARR I FUQISHËM NË TIRANË – PËRFSHIHET NGA FLAKËT NJË PALLAT TE “FARMACIA 10” (Video)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pallat në zonën e njohur si “Farmacia 10” në Tiranë, duke shkaktuar panik tek banorët dhe kalimtarët. Flakët…

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 15 Prill 2026

Dashi Dite e bukur dhe mjaft pozitive kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni si ne ëndërr ne krahët e partnerit dhe…