TIRANË– Situata e Genard Hajdinit dhe motrës së tij Sonidës ka tërhequr vëmendjen e gjithë opinionit publik ditët e fundit, ndërsa për të folur për këtë temë ka qenë e ftuar në Media Radar Psikologia Entela Binjaku.
Ajo shprehet se shoqëria ka pasur simpati për ta për karakteret e tyre pork jo simpati nuk i ka ndihmuar të mbijetojnë e të pranohen në shoqëri.
“Nuk është e para herë që qytetarë të vendit tonë të rinjë të moshave të ndryshme, gjenden në situata të vështira që lindin si rezultat i vështirësive për t’u përshtatur në vendlindje, veçanërisht kur kanë kaluar nëj pjesë të rëndësishme të jetës siç është ajo e rinisë së parë dhe që lidhet ngushtësisht edhe me periudhën studentore dhe në vendin e origjinës vështirësitë vijnë si rezultat i mungesës së përshtatshmërisë me mjedisin që i rrethon. Dhe kanë filluar të gjejnë vështirësi të mëdha që lidhen kryesisht me punësimin me integrimin në mjedisin shoqëror, shpesh herë ata gëzonin simpatinë e njerëzve përreth por ajo simpati nuk mjaftonte që t’iu siguronte atyre mirëqënien, në rradhë të parë mbijetesën dhe në rradhë të dytë edhe mirëqënien shpirtërore.”-tha psikologia./Radar.al
TIRANË- Genard Hajdini ka publikaur pamje të pahijshme në rrjetet sociale ku motra e tij Sonida shfaqej gjysmë e zhveshur.
Këto pamje kanë shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe ngritën shqetësime serioze për gjendjen e saj.
Videoja, e cila u përhap me shpejtësi në rrjet, nxiti thirrje të menjëhershme për ndërhyrjen e institucioneve përkatëse.
Pas publikimit të pamjeve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale reagoi zyrtarisht, duke bërë të ditur se strukturat sociale të Njësisë Administrative nr. 2, në bashkëpunim me mjekët e Qendrës Shëndetësore dhe Policinë e Shtetit, ndërhynë për të vlerësuar nga afër gjendjen shëndetësore dhe psikologjike të Sonida Hajdinit.
Reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Pas publikimit në faqen e Instagram-it të shtetasit G.H., ku shfaqej në mënyrë të papërshtatshme motra e tij, shtetasja S.H., menjëherë nga strukturat sociale vendore të Njësisë Administrative nr. 2, së bashku me stafin mjekësor të Qendrës Shëndetësore nr. 1 dhe oficerët e policisë të Komisariatit nr. 1, u bë vlerësimi i gjendjes së shtetases S.H.
Gjatë intervistimit, u shpreh se videoja kishte si qëllim ndjekjen virale të vetë personazhit dhe jo elementë dhune apo qëllime dashakeqësie. Videoja është fshirë nga vetë G.H., pas urdhrit të menjëhershëm të policisë.
Strukturat shëndetësore bënë gjithashtu të mundur edhe injektimin e medikamenteve shëndetësore, pasi nga qëndrimi para dy javësh në Spitalin e Shëndetit Mendor në Tiranë, ishte lënë përgjegjësi për trajtim ambulator, i cili ofrohej nga një kujdestare e vendosur nga të afërmit e dy personave.
Aktualisht, ata ndodhen të shtruar për një shërbim më të specializuar mjekësor në spitalin psikiatrik të Tiranës, ndërsa nga ana e organeve kompetente materialet janë referuar në prokurori, sipas edhe rekomandimit tonë.
Struktura e NJNVR-së së Njësisë nr. 2, së bashku me Drejtorinë e Mbrojtjes Sociale në Bashkinë e Tiranës dhe Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror të Qarkut Tiranë, do të mblidhen për hartimin e planit të masave për monitorimin e vazhdueshëm të dy personave me lidhje gjaku (motër dhe vëlla), ku do të kërkohet edhe mbështetje nga organet kompetente për hetime të mëtejshme, për shkak të dyshimit për konsumimin e veprës penale të shfrytëzimit të një personi me aftësi ndryshe./Radar.al,