Duka i mbante me lekë, fotografi: S’kisha dijeni për lidhjen e Trejsit me Leonardin

Fotografi Klevin Halili, i njohur edhe si mik i modeles Trejsi Sejdini, ka dëshmuar në gjyqin ndaj Leonard Dukës, duke theksuar para trupit gjykues se nuk ka pasur kurrë njohje personale me të pandehurin.

Në deklarimet e tij, Halili sqaroi se në janar 2020 ai dhe modelja udhëtuan drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një qëndrim rreth një muaj në New York, me synim pushimin dhe realizimin e disa seteve fotografike. Sipas tij, qëndrimi u zgjat për shkak të pandemisë së COVID-19. Gjatë kësaj periudhe, modelja kishte marrë një apartament me qira, ndërsa ai kishte qëndruar në banesën e motrës së tij.

Fotografi deklaroi gjithashtu se për marrëdhënien e përfolur kishte mësuar vetëm nga mediat. Ai shtoi se modelja merrte herë pas here shuma parash të dërguara nga Shqipëria përmes pikave të transfertave financiare.

Në dosjen e SPAK, përmendet se Leonard Duka i ka kërkuar një prej bashkëpunëtorëve të tij, Drianto Bardhit, t’i dërgonte 500 dollarë Trejsi Sejdinit, e cila ndodhej në New York. Sipas të njëjtës dosje, shuma është nisur në emër të Bardhit dhe është tërhequr nga Klevin Halili.

Related Posts

Tentativë për vr*sje me bombë ndaj kryetarit të bashkisëi: Dy persona të arrestuar

Një incident i rëndë sigurie është parandaluar në Nju Jork, pasi autoritetet njoftuan se një plan për të vendosur pajisje shpërthyese pranë rezidencës së kryetarit të bashkisë,…

Shpërthen Lindja e Mesme, Irani sulmon Azerbajxhanin, Kurdet gati OFENSIVEN!!!

Tensionet në Lindjen e Mesme dhe në rajonin e Kaukazit po rriten ndjeshëm, duke ngritur alarmin për një përshkallëzim të ri të konfliktit. Raportimet për përplasje dhe…

E fundit/ Rama “trondit” me lajmin që sapo dha për Ballukun

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se Belinda Balluku do të vijojë të drejtojë qarkun e Fierit, edhe pas largimit të saj nga detyra e zv.kryeministres. Duke folur…

Gazetare e korruptuar APO jo?! Ditën mori tendera publikë me 3 kompani të burrit, natën jep mendime për korrupsionin

Gazetaret investigative Ola Xama dhe Klodiana Lala shfaqen shpesh darkave në sofrat televizive, duke dhënë mendimin e tyre për dosje të bujshme të SPAK-ut, korrupsionin, krimin, pastrimin…

Arbër Hajdari flet për opinionisten Monika Kryemadhi: “Nuk e kam pritur që…”

Kimia mes dy opinionistëve të këtij edicioni po bie gjithnjë e më shumë në sy. I pyetur nga gazetari Bledi Mane lidhur me transformimin e dukshëm të…

557 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, 141 mijë kanë pasaportë italiane

Shqiptarët janë komuniteti i dytë më i madh që jetojnë në Itali, pas rumunëve. Sipas të dhënave të Eurostat për strukturën e popullsisë së huaj sipas vendit…