“Mos më prek!”/ Plas debati mes Selin dhe Rogertit në BBV, ndërhyjnë banorët për t’i ndarë
Një debat i fortë ka ndodhur mes Selin dhe Rogertit në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, duke tensionuar atmosferën mes banorëve.
Ngjarja ndodhi teksa Selin ishte e ulur në divanet jashtë, ndërsa Rogerti ndodhej pranë saj dhe nisi të fliste për Mirin, duke e akuzuar se ajo ka ndjenja për të.
Teksa Selin qëndronte e shtrirë në divan me këmbën e ngritur, Rogerti e preku, gjë që bëri që banorja të reagojë menjëherë duke i kërkuar që të mos e prekte.
Selin u ngrit në këmbë duke bërtitur ndaj tij, ndërsa Rogerti u kundërpërgjigj duke thënë se kishte prekur vetëm shapkën dhe i kërkoi të kishte kujdes me këmbën.
Situata u tensionua edhe më shumë, duke bërë që Stenaldo, i cili ndodhej pranë tyre, të ndërhynte për të mbajtur Selin larg Rogertit. Më pas ndërhynë edhe banorë të tjerë për të qetësuar situatën.
Pas debatit, Selin u largua nga ambienti dhe u fut brenda e përlotur.
Rogerti: “Pse e sheh me ato sy helmues, ke rënë brenda me Mirin. Pse nuk thua të vërtetën? Të ka ekzaltuar Miri?”
Selin: “Mos më prek, mua mos më prek idiot.”
Rogerti: “Shapkën preka, kujdes me këmbën.”
Selin: “Mos më prek, po të them mos më prek.”
Selin: “Po të them mos më prek o i pafytyrë, injorant, idiot.”
Selin aty eshte acaruar dhe me shume dhe eshte ngritur ne kembe, duke i shkuar ne fytyre, e duke i thene Rogertit se une te vras. Menjehere kane nderhyre banoret e tjere, te cilet kane terhequr Selinin dhe kane shtyre Rogertit, nderkohe qe per kete ngjarje pritet reagim pasi kercenimet me jete jane te ndaluara,