Ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar kanë ndezur një debat të ashpër në mesin e panelistëve të cilët ngrenë pretendime për një degradim total të parlamentit dhe vënë në dyshim se kush e mban realisht pushtetin në vend.
Në qendër të kritikave është Kryeministri Edi Rama, për të cilin analisti Enton Abilekaj tha se është përgjegjës për shkatërrimin e institucionit ligjvënës dhe për një mungesë të paprecedentë në seancën ku u votua qeveria e tij e re.
Sipas Abilekajt, parlamenti shqiptar ka marrë fund dhe është kthyer në një parodi, ku kryeministri i shmanget detyrimit kushtetues për të dhënë llogari.
Mungesa e tij dhe e vetë ministrave të emëruar gjatë votimit në seancë plenare, cilësohet si një akt që nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e pluralizmit, duke dëshmuar për një nivel të ulët të diskursit dhe funksionimit institucional.
Abilekaj, vëren se Rama ka shkatërruar çdo institucion që nuk e kontrollon dot plotësisht, duke e degraduar parlamentin në një nivel ku askush nuk e beson më. Një tjetër pikë kritike janë emrat e rinj të kabinetit, të cilësuar si figura krejtësisht të panjohura edhe për vetë opozitën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE