Një fotograf i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një kërkesë të veçantë: të gjejë djalin shqiptar që shfaqet në një foto emocionuese të realizuar gjatë ndeshjes Shqipëri–Itali në Europianin Euro 2024, të luajtur në Düsseldorf.
Fotoja kap momentin e shpërthimit të emocioneve në tribunë, kur tifozët shqiptarë festojnë me pasion golin e Kombëtares. Sipas fotografit, gjithçka ndodhi rastësisht, pasi ai ishte duke bërë disa foto radhazi në tribunë pikërisht në momentin kur u shënua goli.
Ai thotë se fotografia e këtij tifozi është një nga më të bukurat që ka realizuar gjatë atij kompeticioni dhe dëshiron ta gjejë djalin që shfaqet në të.
Nëse personi në foto e njeh veten ose dikush e njeh, mund të kontaktojë redaksinë për ta lidhur me fotografin.
Mesazhi i plotë i fotografit:
“Pershendetje JOQ! Duke pare qe jeni i vetmi subjekt real ne Shqiperi. Dua te ndaj nje foto shume domethenese per te gjithe ne. Nje tifoz shqipetar qe i kam bere foton gjate ndeshjes shqiperi itali per europianin ne Dusseldorf.. Isha duke bere foto te nje pas njeshme pa kuptuar qe u be goli nga kombetarja jone..dhe me ka ngel foto e ketij djali.. Qe eshte foto nga me te bukurat qe mund te kemi pare per ate Kompeticion.. Do doja qe ta nxirrni kete foto dhe ta gjejme djalin qe eshte ne foto..”