Një 13-vjeçar është raportuar i zhdukur prej dy ditësh në Tiranë, ndërsa familjarët kanë bërë apel publik për ndihmë në gjetjen e tij.
Sipas të afërmve, i mituri me emrin Flavio është larguar nga banesa dhe që nga ai moment nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.
Familjarët u kanë bërë thirrje qytetarëve që mund ta kenë parë ose që disponojnë ndonjë informacion për të, të bashkëpunojnë për gjetjen e të miturit.
Ata theksojnë se çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë i rëndësishëm për zbardhjen e vendndodhjes së 13-vjeçarit.
Kushdo që ka dijeni për vendndodhjen e tij është i lutur të kontaktojë në numrin e telefonit: 069 354 6048.
