28-vjeçari merret me forcë dhe dhunohet në Tiranë, arrestohen tre të rinj
Një 28-vjeçar dyshohet se është marrë me forcë dhe është dhunuar nga tre persona në Tiranë. Ngjarja po hetohet nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2.
Sipas policisë, tre të rinjtë e kanë mbajtur të riun kundër vullnetit të tij dhe më pas e kanë dhunuar.
Në lidhje me këtë rast janë arrestuar një 30-vjeçar me inicialet E.L, si dhe dy vajza, E.SH, 24 vjeçe, dhe M.K, 22 vjeçe.
Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe motivin e saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit E. L., 30 vjeç, E. Sh., 24 vjeçe dhe M. K., 22 vjeçe, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë hequr lirinë një 28-vjeçari dhe e kanë dhunuar.”
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa fajësia të provohet me vendim gjyqësor të formës së prerë,