“Më kthe paratë mbrapsht”, 37-vjeçari padit vajzën që përdori celularin në takimin e tyre të parë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Teksas të SHBA-së, ku një burrë paditi një grua me të cilën doli në takim për herë të parë, vetëm sepse ajo përdori telefonin gjatë filmit në kinema.

37-vjeçari Brandon Vezmar nga qyteti i Austin-it kërkoi në gjykatë që gruaja t’i kthente shumën prej 17.31 dollarësh, që ishte çmimi i biletës së filmit Guardians of the Galaxy Vol. 2. Sipas tij, vajza nisi të përdorte telefonin që në fillim të filmit, duke shkruar dhe lexuar mesazhe në ekranin e ndriçuar, çka sipas tij ishte shumë shqetësuese.

Ai u shpreh se ajo përdori telefonin të paktën 10 deri në 20 herë brenda vetëm 15 minutave të para, duke thyer qartë rregullat e kinemasë dhe duke i prishur të gjithë përvojën e filmit. Kur i kërkoi të ndalonte, ajo u largua nga salla dhe nuk u kthye më, duke e lënë atë vetëm në takim.

Për më tepër, Vezmar tha se vajza kishte ardhur me makinën e saj, që e kishin përdorur për të shkuar në kinema bashkë, dhe pasi iku, ai mbeti i braktisur pa mjet transporti. Kur më vonë i kërkoi të kthente paratë e biletës, vajza refuzoi, duke thënë se “ishte thjesht një takim, jo një transaksion”.

Por pas shumë komentesh në rrjete sociale dhe pasi çështja u bë virale, të dy u shfaqën në emisionin televiziv “Inside Edition”, ku vajza vendosi më në fund t’i kthente 17.31 dollarët. Pas kësaj, Vezmar hoqi dorë nga padia dhe e përshkroi përvojën e tij si një “një takim të dalë nga ferri”.

Ngjarja ka hapur debat për sjelljen në kinema, respektin për të tjerët dhe nëse një incident i tillë e justifikon vërtet përdorimin e sistemit gjyqësor.

Related Posts

“Ta hëngsha buzën” – Mateo nuk përmbahet, reagimi i Brikenës habit (VIDEO)

“Ta hëngsha buzën” – Mateo nuk përmbahetNjë tjetër moment që ka tërhequr vëmendjen në Big Brother VIP Albania është ai mes Mateos dhe Brikenës, ku tensioni dhe…

Kriza me naftë/ Gjermania, Italia dhe Austria marrin vendim, prekën gjithë banorët, aeroportet…

Pesë ministra të financave të BE-së, nga Italia, Gjermania, Spanja, Portugalia dhe Austria, i kërkuan Komisionit Europian një masë për të taksuar fitimet e tepërta të kompanive…

Sapo ishte liruar nga bυrgu, hυmb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Një 50-vjeçar shqiptar u gjet i paje*të para dy ditësh në një stacion treni në Itali. Shqiptari ka hum*bur jetën në rrethana të paqartë, ndërsa detaji që…

SHBA dërgon raketat “stealth” në Iuftën kundër Iranit, të projektuara për Iuftë kundër Kinës

Bloomberg raporton se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zhvendosin një pjesë të konsiderueshme të arsenalit të tyre të raketave “stealth” në operacionet ushtarake kundër Iran. Sipas…

Ish-banori i BBV shρërthen ndaj Ledionit dhe e krahason me një hijenë por pse?! (FOTO)

Reperi G-Bani ka shpërthyer sërish në një sërë postimesh të ashpra në llogarinë e tij në Instagram, duke sulmuar hapur produksionin e “Big Brother VIP”, moderatorin Ledion…

Edhe Shqipëria në Iuftë, po armatosen të gjithë! Grid Rroji thirrje të fortë, e besoni?

Situata po merr përmasa shqetësuese dhe sinjalet janë gjithnjë e më të forta. Ndërsa bota përfshihet nga tensione dhe konflikte të reja, edhe Shqipëria duket se nuk…