Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën e spitalit Memorial në qytetin e Fierit. Në aksident janë përfshirë dy automjete, në kanal ndërsa automjeti tjetër ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme. Si pasojë e përplasjes të lënduar kanë mbetur dy persona, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Fierit. Sakaq, në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.
…