Një aksident i rëndë gjatë natës në rrugën Fier–Vlorë, humb jetën një i ri. Vlorë – Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Fier–Vlorë, ku një 24-vjeçar ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në autostradën “Fier–Vlorë”, në vendin e njohur si mbikalimi i Novoselës, në drejtim të fshatit Akërni.
Sipas të dhënave, automjeti që drejtohej nga shtetasi Albi Hoxha, 24 vjeç, banues në Fier, është përfshirë në aksident. Policia tha se si pasojë drejtuesi i mjetit, Albi Hoxha, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.