Berisha ultimatum deputetëve të PD! Zbardhet MESAZHI: Nuk do dilni në emisione pa …

Pas protestës së djeshme para kryeministrisë, e cila zgjati vetëm dy orë, edhe pse ishte paralajmëruar se do niste si revoltë pa fund, kryedemokrati Sali Berisha ka marrë një vendim të papritur.

Berisha u ka dërguar një mesazh të qartë deputetëve dhe anëtarëve të Kryesisë, me anë të së cilës iu bën me dije se nuk mund të dalin me emisione televizive dhe përballë analistëve pa lejen e tij. Kujtojmë se brenda PD-së, ka nisur një tjetër përçarje me “udhëheqës” Ervin Salianjin, i cili është shkarkuar si drejtues i njësisë nr.6. Mbrëmjen e djeshme, kjo përçarje shkoi më tej, pasi Salianji u përjashtua dhe nga grupi i “Whatsapp” i PD-së.

“Mesazh drejtuar anëtarëve të Kryesisë së PDSH, deputetëve të Grupit Parlamentar të PDSH, anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PDSH, drejtuesve dhe anëtarëve të departamenteve qendrore të PDSH, drejtuesve të degëve të PDSH. Përshëndetje të nderuar zonja dhe zotërinj, me këtë mesazh ju rikujtoj se Kryesia e PDSH dhe Grupi Parlamentar i PD kanë vendosur si më poshtë:

1-Përfaqësues të PD do të dalin në debate/emisione televizive vetëm me counterparts të tyre (pra me të ngjashmit politik) që përfaqësojnë qeverinë, Partinë Socialiste dhe institucionet e tyre të varësisë.

Përfaqësues të PD, qofshin anëtarë të KK, departamenteve, sekretariateve, Kryesisë, Grupit Parlamentar, pushtetit lokal etj., nuk dalin në debate me analistë ‘të pavarur’ të cilët shërbejnë si zëvendësues (proxy) të qeverisë dhe njerëzve të saj ne studiot televizive dhe si mercenar te paguar nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për mashtrimet, manipulimet, falsifikimet e tyre për të mbrojtur qeverinë.

Përveç kësaj qeveria, me ndihmën edhe të disa moderatorëve, e ka gjetur këtë si mënyrë për ta mbajtur debatin te opozita, duke vënë përballë vazhdimisht ‘analistë të pavarur’, një pjesë e mirë e të cilëve janë në role këshilltarësh apo drejtorësh në zyrat e shtetit, apo autor veprash penale e me përfaqësues të opozitës dhe për të mbuluar me heshtje aferat e qeverisë.

Opozita nuk duhet dhe nuk do ta lejojë qeverinë që ta përdorë atë si maskë në mediat që kontrollon, për të fshehur vjedhjet, keqbërjet dhe aferat e saj si organizatë kriminale. Ndërkohë, çdo intervistë, lidhje direkte apo prononcim që lidhet me aferat e qeverisë, korrupsionin, skandalet etj., duhet shfrytëzuar maksimalisht. Së fundmi, për të gjitha ftesat nga studiot televizive duhet të njoftoni Drejtorinë e Shtypit, kjo, së pari, për të marrë prej zyrës së shtypit mesazhin e ditës së PD dhe, së dyti, për të mos lejuar “peshkimin” e mediave të kontrolluara nga qeveria, të cilat, sapo refuzohen për motivet e mësipërme nga i ftuari i parë, ftojnë të tjerë për të zbatuar porositë e zyrës së propagandës së kryeministrit.

Ky vendim do t’ju përcillet edhe partive aleate, në mënyrë që qëndrimi të jetë i përbashkët.

Përshëndetje të përzemërta. Me respekt Sali Berisha”, thuhet në mesazh.

Related Posts

Reagimi i parë i Mateos pas finales së Big Brother VIP, mesazh emocionues për fansat (FOTO)

Pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania”, Mateo ka bërë reagimin e tij të parë publik, duke zgjedhur të falënderojë të gjithë ata që e kanë mbështetur…

Rrethimi i Madh i Berishës/ Ju tregoj kur arrestohet lideri i PD dhe kur arrestohet Edi Rama? (VIDEO)

Rrethimi politik rreth figurave më të fuqishme të vendit po ngushtohet dita-ditës. Lëvizje të papritura në korridoret e drejtësisë dhe sinjale të forta nga ndërkombëtarët po krijojnë…

Pyetja intὶme e Bledi Manes e vë në siklet Gimbon – largohet me vrap nga intervista!

Një moment i papritur dhe mjaft i sikletshëm ka ndodhur gjatë një interviste mes Bledi Manes dhe Gimbos. Teksa biseda po zhvillohej normalisht, Bledi e ndërpret me…

Tr*ndit Koloneli: Ne nuk jemi i ndjeri Kastriot Myftaraj. Përse Rama është në Grahmat e Fundit?

Deklarata që po trondit opinionin publik vjen nga një zë i fortë i sigurisë kombëtare. Koloneli shpërthen me tone të ashpra duke paralajmëruar se situata politike në…

MËSOHET DATA SE KUR DALIN PENSIONET SHTESË

Në Kosovë po vazhdojnë diskutimet intensive për një pako të re mbështetëse financiare, e cila synon të lehtësojë barrën ekonomike për qytetarët në kushtet e rritjes së…

Klodiana Lala shpërthen ndaj Zegjine Çaushit: Sharlatanja e Parlamentit! Çfarë populli jemi që pranojmë sojin e saj?

Gazetarja Klodiana Lala ka shpërthyer ndaj deputetes socialiste Zegjine Çaushi, pasi kjo e fundit ka ironizuar gjendjen shëndetësore të deputetit demokrat Klevis Balliu, i cili mbeti i…