<script id="_wau6fu">var _wau = _wau || []; _wau.push(["dynamic", "syodgyfrme", "6fu", "c4302bffffff", "small"]);</script><script async src="//waust.at/d.js"></script>

    Lëkura është një nga pjesët e para të trupit që shfaq simptoma kur diçka nuk shkon mirë me trupin tuaj, sidomos lëkura e fytyrës.Sipas mjekësisë kineze,

    çdo pjesë e fytyrës përfaqëson një organ të caktuar në trup. Shenjat janë: aknet, puçrrat, ndryshimi i ngjyrës së lëkurës, skuqjet etj.

    Balli: Fshikëza e urinës dhe zorra e hollë
    Shkaktari: Konsumimi i tepërt i yndyrës, ushqimeve të përpunuara, alkoolit, sheqerit dhe qëndrimi deri natën vonë mund të shkaktojnë vështirësi në procesin e tretjes.
    Kura: Ushqime të freskëta, shumë ujë, konsumim të moderuar të alkoolit dhe fjetje në orën e duhur.

    Mes vetullave: mëlçia
    Shkaktari: Stomaku mund të jetë duke funksionuar më shumë se ç’duhet, pasi keni ngrënë shumë dhe mund të jeni alergjik ndaj disa ingredientëve.
    Kura: Rekomandohet që të konsumoni ushqime të shëndetshme dhe të freskëta, të merrni ajër të pastër, të bëni ushtrime fizike etj.

    Harku poshtë syve: Veshkat
    Shkakttari: Konsumimi i tepërt i alkoolit, duhanit, qarkullimi i keq, zemër të dobët.
    Kura: Duhet të konsumoni shumë ujë dhe të ulni nivelin e kafeinës, pijeve të sheqerosura dhe alkoolit. Shikoni nëse jeni të dehidratuar.

    Hunda: Zemra
    Shkaktari: Dhomat e mbyllura, ajri i ndotur, gazrat, stomaku i fryrë, qarkullimi i keq i gjakut. Tensioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë disa probleme në këtë pjesë të fytyrës. Kura: Kontrolloni tensionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit. Çaji jeshil organik mund t’ju ndihmojë në nxjerrjen jashtë të toksinave.

    Pjesa e sipërme e faqeve: Mushkëritë
    Shkaktari: Astma, duhani, ndotja e ajrit. Mund të shkaktojnë edhe qeska të zeza poshtë syve.
    Kura: Qëndroni larg ajrit të ndotur dhe duhanit. Kryeni edhe sa më shumë aktivitete fizike.

    Faqet: Mushkëritë dhe Veshkat
    Shkaktari: Duhani, stresi, ushqimi i pashëndetshëm dhe konsumimi i tepërt i sheqerit. Kura: Mos konsumoni ushqime të shëndetshme dhe përdorni produkte kozmetike të cilësisë së mirë.

    Goja dhe mjekra: stomaku
    Shkaktari: Ushqimet që përmbajnë shumë yndyrë dhe sheqer, dhe simulantët si kafeina dhe alkooli. Qëndrimi deri natën vonë dhe st-resi mund të shkaktojnë mosbalancim.
    Kura: Nisni një dietë që ju ndihmon në balancimin e trupit. Konsumoni sa më shumë ushqime. Nëse problemet vazhdojnë, duhet të konsuItoheni me mjekun.

    Nofulla dhe qafa: Hormonet
    Shkaktari: Konsumimi i tepërt ushqimeve të kripura, erëzave, kafeinës dhe mungesa ujit.
    Kura: Konsumoni më pak nga këto ushqime dhe pini sa më shumë ujë.