<script id="_wau6fu">var _wau = _wau || []; _wau.push(["dynamic", "syodgyfrme", "6fu", "c4302bffffff", "small"]);</script><script async src="//waust.at/d.js"></script>

    Policia e Pogradecit po zhvillon një άksion në zonën e lokaleve, në afërsi të ish-vilave.

    Bëhet me dije se gjatë operacionit është konstatuar një person i cili ka pasur një sasi lënde narkotike kanabis sativa.

    Sipas informacioneve paraprake, personi është ndaluar menjëherë nga forcat e policisë dhe është shoqëruar në komisariat ku do të kryhen veprimet dhe pritet të arrestohet.

    Megjithatë ende nuk dihet sasia e sekuestruar dhe identiteti i të ndaluarit.

    Ndërkohë që janë kontrolluar edhe persona të tjerë të pranishëm në ambientet e lokalit. Sakaq, Policia po vijon ende aksionin në afërsi të ish-vilave dhe në lokale.