Klodjan Braho flet për herë të parë si kreu i SPAK: Askush nuk do të jetë mbi ligjin!

Klodjan Braho u përzgjodh këtë muaj si drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, një institucion i ngarkuar me detyrën e vështirë për të hetuar korrupsionin në nivele të larta, në një moment kur ky institucion është në qendër të vëmendjes së fortë publike dhe presionit politik.

Prokuroria e Posaçme, e njohur për shqiptarët si SPAK, u krijua për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në kuadër të një procesi madhor të reformës në drejtësi. I mbështetur nga SHBA-ja dhe BE-ja, SPAK-u ka fituar një reputacion të madh për hetimin e zyrtarëve dhe politikanëve të lartë, si dhe mbështetje të gjerë publike në Shqipëri.

I pyetur nga BIRN se cilat do të jenë prioritetet e tij kryesore gjatë mandatit si kreu i SPAK-ut, 43-vjeçari Braho tha se planifikon “të garantojë që askush të mos jetë mbi ligjin dhe që të gjithë të jenë të barabartë para tij”.

“Do të përqendrohemi në çështjet aktuale dhe do të vijojmë hetimet e thelluara, përfshirë analizën e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme dhe konfiskimin e tyre. Një kusht i rëndësishëm për funksionimin e duhur të SPAK-ut është forcimi i pavarësisë dhe profesionalizmit të prokurorëve dhe hetuesve”, tha prokurori.

Braho, i cili mori detyrën më 19 dhjetor, shtoi se “do të punojmë gjithashtu për forcimin institucional të SPAK-ut dhe rritjen e kapaciteteve për mbledhjen dhe analizën e informacionit”.

“Qëllimi ynë është të rrisim besimin e publikut te drejtësia dhe këtë mund ta arrijmë vetëm duke vendosur standarde të larta në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, u shpreh ai.

Related Posts

Gruaja e Mirit lë komentin e saj në videon e këngëtarit me Selin, ja çfarë i shkruan

Duke aluduar se sa ndikim do të ketë kjo letër, avokatja e ftuar në studio u prenoncua edhe mbi aspektin ligjor të Mirit. “Secili ka të drejtën…

Çfarë ndodh me fëmijën nëse kryeni marr*dhënie kur femra është shta’tzënë, mjekët japin lajmin BEFASUES

Midis frikërave të ndryshme qëndron edhe ajo që mund t`i besh keq fëmijës. Rreth 70% e meshkujve që nuk bëjnë dashuri me femrën e tyre shtatzëne e…

Nuk jua ka fajin Shqipëria, por jemi ne shqiptarët që ua fusim njëri-tjetrit dhe të shesim për interes, mendimi juaj?

Nga Anisa Bega Mirë se erdhe në vendin tonë të bukur, Shqipërinë ku të gjithë ankohen, qajnë, ulërasin, ia fusin njëri-tjetrit duke i qeshur në fytyrë, viktimizohen…

Fansat e Big Brother, merrni këtë informacion siç është – ndryshe nga thashethemet!

Sipas burimeve të afërta: 💌 Mateo dhe Brikena nuk kanë shkëmbyer “mesazhe të fshehta” – ata kanë folur bashkë për rreth 1 vit me mesazhe. 🤝 Ata…

E treta e vërteta për Mateon? Çfarë la pas banori më i ri që iu fut shtëpisë së Big Brother VIP

Mateo është banori i radhës që i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP 5 mbrëmjen e sotme. Ai është banori i dytë që futet në shtëpi pas…

Things Women Do Secretly (and Almost Never Admit)

Every woman has habits and little actions that only she knows about. There’s nothing strange or shameful about this. However, some of them are usually hidden—due to…