“E ftuam në shtëpi, por qëndroi me ne për 45 vite”/ Një trokitje në derë që ndryshoi gjithçka, historia prekëse e çiftit

Krishtlindjet shpesh konsiderohen si një kohë dashamirësie dhe solidariteti, por për Rob dhe Dianne Parsons, një akt i thjeshtë human 50 vite më parë ndryshoi përgjithmonë jetën e tyre.

Më 23 dhjetor 1975, ndërsa po përgatiteshin për festat e Krishtlindjes në shtëpinë e tyre në Cardiff, çifti dëgjoi një trokitje në derë. Para tyre qëndronte një burrë me një qese mbeturinash ku mbante sendet personale dhe një pulë të ngrirë në dorë. Ai ishte Ronnie Lockwood, një burrë autik, të cilin Rob e njihte vagëllimthi nga koha kur e shihte në shkollën e së dielës, shkruan BBC.

“E pyeta pse kishte një pulë. Ai tha se dikush ia kishte dhuruar për Krishtlindje. Pastaj thashë dy fjalë që ndryshuan jetën tonë: ‘Hyr brenda’”, kujton Rob.

Në atë kohë, Rob ishte 27 vjeç dhe Dianne 26. Ata vendosën ta pranonin Ronnie-n, i cili ishte pothuajse 30 vjeç dhe kishte qenë i pastrehë që nga mosha 15-vjeçare. I gatuan pulën, e lanë të bënte dush dhe e ftuan të qëndronte për Krishtlindje.

Ajo që nisi si një gjest mëshire u shndërrua në një bashkëjetesë të jashtëzakonshme, e cila zgjati 45 vite, deri në vd ekjen e Ronnie-t në vitin 2020.

Ronnie kishte kaluar një fëmijëri të vështirë, duke u vendosur në institucione që në moshë shumë të vogël dhe duke u zhvendosur qindra kilometra larg Cardiff-it, pa miq dhe pa mbështetje reale. Kjo e kishte lënë me frikën e vazhdueshme se mos kishte bërë “diçka gabim”, pyetje që do ta përsëriste shpesh gjatë jetës.

Fillimisht i tërhequr dhe i heshtur, Ronnie gradualisht u bë pjesë e pandashme e familjes. Çifti e ndihmoi të gjente punë si pastrues mbeturinash, i bleu rroba të reja dhe e trajtoi me dinjitetin që nuk e kishte njohur kurrë më parë. “Ishim si prindër krenarë,” tregon Rob.

Me kalimin e viteve, Ronnie u bë pjesë e përditshmërisë së tyre, me ritualet e tij të vogla, përkushtimin në kishën lokale dhe ndihmën për njerëzit e tjerë të pastrehë. Edhe kur familja kaloi periudha të vështira, përfshirë sëmundjen e rëndë të Dianne-s, Ronnie tregoi përkushtim dhe përgjegjësi të jashtëzakonshme ndaj fëmijëve të tyre.

Edhe pse marrëdhënia kishte sfida, përfshirë varësinë e Ronnie-t nga lojërat e fatit, çifti thotë se ai e pasuroi jetën e tyre në mënyra të panumërta. “Ai kishte një zemër të madhe. Ishte i sjellshëm, ndonjëherë i vështirë, por i jashtëzakonshëm,” thotë Dianne.

Vetëm një herë menduan ta ndihmonin të jetonte i pavarur, por ideja u braktis shpejt, pasi ata kuptuan se lidhja e tyre ishte tashmë e pathyeshme. “Ne tre jemi miq të fortë, apo jo?”, i kishte pyetur Ronnie një natë. Dhe përgjigjja ishte po, për gjithë jetën.

Ronnie ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare pas një goditjeje në tru. Në funeralin e tij, i kufizuar nga masat e pandemisë, pjesëmarrja ishte e madhe në shpirt dhe në respekt. Pas vdekjes së tij, një qendër mirëqenieje në Cardiff u emërua “Lockwood House”, në nder të tij.

Në një kthesë prekëse, fondet e nevojshme për përfundimin e ndërtesës rezultuan të ishin pothuajse saktësisht shuma që Ronnie kishte lënë në testamentin e tij.

“Në fund, njeriu i pastrehë na vuri çatinë mbi kokë të gjithëve,” thotë Rob.

“Ronnie solli një pasuri të jashtëzakonshme në jetën tonë,” përfundon Dianne.

Related Posts

Nëse ju zë ngërçi natën në këmbë, duhet të dini se…

Nëse ju zë ngërçi natën në këmbë, duhet të dini se kjo është një gjendje shumë e zakonshme dhe zakonisht nuk është serioze, por shpesh lidhet me…

A e dije se kur një hardhucë hyn në shtëpinë tënde, është një shenjë e…

Çfarë do të thotë kur gjen një hardhucë në shtëpinë tënde? Gjetja e një hardhuce në shtëpi mund të zgjojë kureshtje, befasi—madje edhe besëtytni. Edhe pse besimet…

Diana Panariti ne vitin 1971

Diana Panariti ne vitin 1971, Yllka ne filmin; ”Kur zbardhi nje dite”. Ishte studente ne ate kohe dhe ka luajtur vetem ne kete film. Bukuri bio,pa botox,pa…

Mjekët zbulojnë se çfarë ndodh kur hani vezë në mëngjes: Një zakon i thjeshtë i mëngjesit me përfitime të habitshme

Vezët kanë qenë prej kohësh një element bazë i mëngjesit, por mjekët dhe ekspertët e ushqyerjes vazhdojnë të theksojnë pse nisja e ditës me vezë mund të…

Kur qeni juaj nuhat zonën intime… mesazhi mund t’ju habisë

Nëse qeni juaj nuhat zonën tuaj intime, duhet të dini se qentë e eksplorojnë botën kryesisht përmes shqisës së nuhatjes. Ata kanë një nuhatje jashtëzakonisht të zhvilluar,…

Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari bëhen prindër për herë të parë! Zbulohet gjinia e bebit!

Larg zhurmës dhe në privatësi të plotë, Lori Hoxha ka hyrë në një kapitull të ri. Ajo dhe partneri i saj, Vis Bajraktari, janë bërë prindër për…